“Nuk u riktheva për post apo luks”, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk jam kthyer për post apo luks”, kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin Kuvendit Kombëtar ku prezantoi programin qeverisës.

Lideri i opozitës, u shpreh se u rikthye në politikë për të vendosur një trashëgimi të re, e cila do të tejkalojë dy qeverisjet e tij të mëparshme.

Ai shtoi se programi i PD është hartuar për një kohë të gjatë dhe është i realizueshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Unë i kërkoj të gjithë shqiptarëve, demokratë, socialistë apo pa parti që mbajnë ende ëndrrën për t’u larguar nga Shqipëria të më japin 40 minuta kohë për të dëgjuar këtë alternativë. Ky nuk është një program, por një projekt i madh, i realizueshëm që do të bëjnë shqiptarët do t’i japim dhe një mundësi. Ky projekt nuk u vodh, nuk u hartua për fushatë. U deshën 3 vite për projektin e Shqipërisë Madhështore.

Ditën që u riktheva për të mbrojtur demokracinë, mora një vendim. Unë nuk u ktheva për luks apo për post. Iu ktheva betejës për dinjitet. Vendosa të bëj çdo gjë për një trashëgimi të re të PD, opozitës shqiptare, konservatorëve shqiptarë. Kërkoja që Berisha i tretë të tejkalojë të parin e të dytin. Dhe kjo diçka duhet t’iu japë përgjigje halleve të shqiptarëve. Arsimi është rrënuar, shëndetësia është shkatërruar. 45% e shqiptarëve kanë ikur. Prandaj gërmuam në histori për të parë çfarë programesh kanë përdorur vendet pas diktaturave”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV