Olta Boka: Më ka marrë malli të udhëtoj njëherë vetëm me bashkëshortin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistat e Olta Bokës janë të rralla, edhe pse në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive me këshillat e saj. Këngëtarja është një nënë e përkushtuar e dy fëmijëve, Gaias dhe Brelit, të cilët janë edhe arsyeja pse vendosi të tërhiqej nga karriera për t’iu dedikuar plotësisht mëmësisë.

Siç tregon në “Mam” nga Orinda Huta, të qenët nënë ishte një thirrje e brendshme që në moshë të vogël. Ardhja e Gaias ndodhi pikërisht në momentin kur pas 12 vjetësh me ditë të tejmbushura, duhet të bënte një pushim.

Olta ishte e përgatitur, e gatshme për të qëndruar në shërbim të vajzës por ky gëzim pati edhe një kosto në marrëdhënien bashkëshortore. Ajo tregohet e sinqertë teksa përshkruan ndryshimin e dinamikës në çift, momentin kur fëmija bëhet “i treti” në marrëdhënie, sepse prioriteti nuk është më partneri.

“Duhet ruajtur balanca sepse për mua fëmija në momente të caktuara, të paktën me atë çfarë unë kam përjetuar me Ivin në vitet përpara se të vinte Gaia, jam kënaqur, e kam shijuar pafund atë marrëdhënie dhe gjërat u prenë me thikë në momentin kur erdhi Gaia dhe ndoshta ndodhi kjo situatë që ta kuptoja që fëmija ndonjëherë është edhe i treti në mes për të ruajtur ti… nuk e ruan dot njësoj kohën që i keni dedikuar njëritjetrit.”

Olta e vlerëson maksimalisht kontributin dhe kohën që Ivi gjen për familjen përtej karrierës së tij, por s’e mohon që e ka marrë malli të qëndrojnë vetëm.

“Që është përmbushje, është e padiskutueshme, por që mua më ka marrë malli të udhëtoj vetëm me Ivin, më ka marrë malli! Ivi vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite që e mendoj o Zot kur do të vijë dita që mund të se unë tani normalisht që do të udhëtoj me kalamajtë, por po them vetëm, ai është partneri, shoku im më i mirë i udhëtimeve. Neve na ka rastisur që të ikim me miq, me shokë në udhëtime, por si kënaqem vetëm për vetëm me Ivin…”, u shpreh këngëtarja.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV