Parashikimi apokaliptik i CEO-s: Brezat e rinj do trashëgojnë triliona dollarë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

CEO i JP Morgan, Jamie Dimon, shprehu optimizëm për të ardhmen e brezave të rinj, duke theksuar se ata do të jetojnë jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më të pasur, me kusht që të mos ndodhë një luftë bërthamore. Në një intervistë për Fox News, ai u shpreh se teknologjia dhe zhvillimet në inteligjencën artificiale do të sjellin përfitime të mëdha për rininë.

Dimon theksoi se këto breza do të përfitojnë edhe nga ajo që njihet si “Transferimi i madh i pasurisë”, ku pritet që deri në vitin 2045 të trashëgohen rreth 84 trilionë dollarë nga brezat e viteve 40-60. Aktualisht, këto dy breza zotërojnë 64% të pasurisë totale në SHBA, që llogaritet në 190 trilionë dollarë.

Sipas Dimon, sfidat aktuale nuk duhet të dekurajojnë të rinjtë. Ai i këshilloi që të punojnë fort, të mësojnë vazhdimisht, dhe të mos mbeten në “eko-kompanitë” politike, por të dëgjojnë të gjitha palët. “Nëse kujdesesh për mendjen, trupin, shpirtin dhe marrëdhëniet e tua, do të kesh një jetë të mirë”, u shpreh ai.

Parashikimi apokaliptik i CEO-s së JP Morgan: Brezat e rinj do

Megjithatë, Dimon paralajmëroi se ekonomia është duke kaluar një periudhë të turbullt për shkak të tarifave tregtare dhe inflacionit të vazhdueshëm. Edhe pse presidenti Trump ka pezulluar përkohësisht disa tarifa, shumë kompani mund të detyrohen të ulin ose të heqin parashikimet e tyre për fitimet, siç ndodhi në fillim të pandemisë.

Në fund, Dimon u bëri thirrje të rinjve që në vend që të qahen për situatën aktuale, të përqendrohen te mundësitë që kanë përpara dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë./e.t

Të fundit

Hapja e fushatës, vizita e parë në diasporë/ Rama takim nesër me shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Milanos, në Itali pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht...

Nuk ka më kartë imbarkimi dhe check-in, “ID dixhitale e udhëtarit” po vjen

Ditët kur udhëtarët kërkonin furishëm për kartat e tyre të imbarkimit dhe bënin check-in në minutën e fundit, së shpejti mund të jenë një...

Sa ka kushtuar LaCivita?

Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës...

Pse meshkujt ndaluan së veshuri taka?

Ishte një kohë kur takat më të larta nënkuptonin status më të lartë për burrat, pasi ato ishin jopraktike për shëtitje të gjata ose...

Evi Kokalari “kërcënon” Berishën: Do të shkatërroj! Do dergjesh në qeli!

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer fort në akuza ndaj Sali Berishës. Ajo ka reaguar ndaj atyre qe kritikojnë dhe që e akuzojnë se e ka personale...

Lajme të tjera

Web TV