Partia Demokratike dhe koalicioni i saj “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, po prezanton sot (12 prill) programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Një ditë më parë koalicioni hapi edhe fushatën elektorale, kurse PD mblodhi sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, për programin gjatë një muaji fushate në të 12 qarqet dhe diasporë.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe konsulenti i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, i cili ishte ulur në krahun e majtë të Sali Berishës.
Takimi nisi edhe me një batutë nga demokratja Artiola Tabaku, që përshëndeti drejtuesin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita:
“Sa bukur e simbolizuat fushatën, me bufin epik që ha minjtë e gjirizeve të Rilindjes”, u shpreh ajo.
Fjalia e saj u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, përfshi Berishën dhe LaCivita./e.t