Postonin 10 vjeçarin në Tik Tok, prokuroria kërkon burg për gjyshen dhe babain

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Beratit ka dhënë këtë të shtunë pretencën për Armando Kumarakun dhe të ëmën e tij, Natasha Rombula, personazhe të njohur të rrjetit social TikTok, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘keqtrajtimi i të miturit’.

Organi i akuzës ka kërkuar që Kumaraku të dënohet me 3 vite burg dhe t’i hiqet e drejta e prindërimit, ndërkohë që për nënën e tij kërkohet një dënim prej 2 vitesh burg.

Natasha, së bashku me djalin e saj, ranë në prangat e policisë për shkak të përdorimit të gjuhës fyese në rrjetin social TikTok.

Ata shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos, 10 vjeç, për përfitime personale, duke e mësuar të shante dhe të fyente me fjalë të rënda në rrjetet sociale, me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre.

Djali i mitur jetonte me të ëmën e divorcuar në Kuçovë, ndërkohë që Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula banonin në qytetin e Sarandës.

Nënë e bir ishin bërë të njohur në rrjetin social TikTok, ku shpërndanin video me një fjalor denigrues.

Ishte e ëma e 10-vjeçarit ajo që kallëzoi në polici ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën, për përdorimin e të miturit në video me fjalë banale në rrjetet sociale.

Sipas prokurorisë, gjatë seancës vlerësuese është arritur në përfundimin se i mituri ka qenë vazhdimisht i kërcënuar dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja, si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive, me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues, i cili nuk është i përshtatshëm për moshën e tij.

Gjithashtu, prokuroria thekson se hetimi zbuloi se i mituri është ekspozuar edhe ndaj lëndëve narkotike, gjë që është e papranueshme për moshën e fëmijës. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (TikTok) në video pa dëshirën e tij, çka ka ndikuar në gjendjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur.

Lexo edhe :  “Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja”/ Myslimania akuzon mjeken: Je bashkëpunëtore

“Bullizimi që ushtrohet duke iu drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu ka rënduar gjendjen e tij psikologjike,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës së të dhënave dhe provave të mbledhura, arrihet në përfundimin se ka prova të mjaftueshme që të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Ata kanë kryer veprime që përbëjnë keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe e kanë detyruar atë të ndërmarrë veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik, duke sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit antisocial të personalitetit. Të gjitha modelet që i mituri ka pasur kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën dhe zhvillimin e tij si individ,” përfundon organi i akuzës./E.S

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV