Sa ka kushtuar LaCivita?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës Chris LaCivita, duke qenë se mazhoranca ka akuzuar opozitën për shuma të mëdha.

I ftuar në “Off the Record”, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk ka pranuar të përgjigjet drejtpërdrejt duke thënë se sipas ligjit gjithçka do të bëhet transparente sipas afateve që parashikon ligji.

“Ka disa hapa për të bërë transparencën. 60 ditë pas zgjedhjeve bëhen raportime. Respektoni ligjet për transparencën. Jo se ju teket juve, e bërë sille letrën. Nëse vdisni për transparencë trokisni në dyert e qeverisë. 60 ditë pas 11 majit, partitë janë të detyruara të dorëzojnë raportin financiar te KQZ që e bën publike. Në momentin që raporti shkon në KQZ, do e shpallë ajo, shkoni dhe merreni. Ku i gjen paratë Rama që bën show, për të vjedhur, për qejfet, për Kopshtin e Edenit, verën 33 mijë euro?”, tha Boçi në “Off the Record”. /e.t

Të fundit

Më e fortë se parashikimi, stuhia gjeomagnetike godet Tokën

Stuhia gjeomagnetike e parashikuar për sot më 16 Prill ka goditur fushën magnetike të Tokës një ditë më parë...

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima,...

Rama batuta me vajzat: Fuqinë përdoreni për djemtë e lëkundur, kush voton kënetën lëreni

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me vajzat që votojnë për herë të parë, duke i kërkuar atyre që të përdorin fuqinë tërheqëse...

Çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit?

Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda...

Video/ Panik në oqean: Një kroçiere me turistë goditet nga dallgët gjigante

Një kroçiere ekspedite, Ocean Explorer, kaloi Ngushticën e rrezikshme të Drake-ut dhe u godit nga dallgë deri në 12 metra të larta, duke shkaktuar...

Lajme të tjera

Web TV