Tragjedi në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe më pas veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku raportohet se bashkëshorti 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38 vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vetë i vdekur.

“Albinfo.ch” raporton nga Zvicra se autori i dyshuar Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij. Madje, gruaja rreth 38 vjeçe, kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.

Burri sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi të shkurtër për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik. Çifti Berisha kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e 10 prillit.

Një element tjetër shqetësues i zbuluar së fundmi është se gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë. Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht.

Po ashtu, burime pranë grupit të hetimit kanë konfirmuar se zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori i dyshuar Ramiz Berisha, pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.

Kjo tragjedi ka nxitur një debat të fortë në komunitetin lokal dhe në atë shqiptar rreth rëndësisë së reagimit të hershëm ndaj dhunës në familje dhe rrezikut real që ajo përbën për jetën e viktimave. Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja./E.S

Të fundit

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon...

Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa...

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk u kanë shpëtuar as...

Pse befasohemi nga dh*na?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale. Jemi...

Tre çiftet e horoskopit që kanë zënkat më të këqija

Dashi dhe Akrepi: Dashi pasionante dhe Akrepi nervoz ndajnë diçka të përbashkët, ata udhëhiqen nga planeti Mars, sulmi dhe mbrojtja, kështu që luftimet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV