Turku i arrestuar në Tiranë ankohet për kushtet në burg, kërkesë Ministrisë së Drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një turk i arrestuar sapo zbriti në aeroportin e Rinasit 13 nëntorin e vitit 2024, i kërkon Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të verifikojnë kushtet në të cilat ai po qëndron në izolim tek 313-a.

Në një letër drejtuar institucioneve përmes avokatit të tij turku Nihat Ozbek, thotë se nuk i jepet e drejta të komunikojë me askënd, përfshirë familjen, dhe pretendon madje se i është bërë presion.

I arrestuari në Rinas thotë se ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak se po i shkelen të drejtat themelore në qeli.Ozbek ankohet se nuk i lejohet të marr ushqim nga jashtë dhe as takimet me familjen, veçanërisht gruan e sëmurë dhe dy fëmijë me aftësi të kufizuara. 2 javë më parë i ka ndërruar jetë babai’ thotë ai dhe nuk është lejuar t’i japë lamtumirën.

Nihat Ozbek kërkohej nga Gjermania, pasi ka dalë në aplikacionin “SkyECC” i dyshuar si drejtues i një organizate të trafikut të heroinës./E.S

Të fundit

Shqiptari sfidon autoritetet në BM: nga burgu në TikTok, përfundon sërish në pranga

Dauti njihej si një figurë e rëndësishme e një grupi shqiptar që trafikonte emigrantë nga Belgjika drejt Britanisë, duke...

Basha: ‘A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame’! S’më tregove

Basha thotë se kishte vënë shoqet me kërcy, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik tek 7x7-313”. Ai më tej...

“Bëmë s*ks, në mëngjes e vrava!”- Vdekja e Ilaria Sulës, 22-vjeçarja ka tentuar të …

Të tjera detaje janë mësuar rreth dëshmisë  së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së...

Trump me probleme shëndetësore? Mjeku i Shtëpisë së Bardhë zbulon gjendjen e presidentit

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Barbella i ka dhënë fund çdo spekulimi lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump. Presidenti amerikan iu nënshtrua...

Berisha takim në Breshia, shqiptarët i rezervojnë një pritje madhështore

Një pritje tejet madhështore dhe plot entuziazëm i kanë rezervuar shqiptarët kryedemokratit Sali Berisha në Breshia të Italisë. Pas hapjes së fushatës elektorale në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV