11 maji/SPAK në terren,‘konstituohen’zyrat në 12 qarqet!Fokusi,hetimi i krimeve zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre ditë pas nisjes së fushatës, SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore tashmë 16 zyrat në qarqet e vendit janë gati. Sipas urdhrit të drejtuesit Altin Dumani, prokurorët së bashku me hetuesit që prej së premtes kanë marrë kontakte me prokuroritë e rretheve, ku mësohet se nga këta të fundit u është vënë në dispozicion edhe zyra ku do të qëndrojnë për të koordinuar hetimet.

Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit që është bërë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ-në, për parandalimin e krimeve zgjedhore, prokurorët e posaçëm që do të shoqërohen edhe nga agjentët, do të analizojnë kallëzimet  referuara.

Paralelisht janë duke u verifikuar edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK, e cila prej muajit mars është aktive. Burime bëjnë me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi për shkak të anonimatit.

“Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj, deri në fund të majit. Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani.

Task-forca e SPAK do të përbëhet një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore, ku do të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë. Në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani.

SPAK thotë se fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë në parandalimin dhe hetimin e përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor. Një grup i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme./k.k

Të fundit

Lobimi në SHBA/ Berisha po përdor lekët e Diasporës për të hequr damkën e tij

Sali Berisha po komandon PD-në, po shfrytëzon komunitetin shqiptar në SHBA, po shpenzon miliona para, po përdor avokatë pranë...

Fushatë elektorale/ Rama premton spitalin më të madh rajonal, por mjekët po ikin

Kryeministri Edi Rama është zotuar se pas spitalit “Memorial” në Fier do të hapë një tjetër spital, që do të jetë referencë, sipas tij,...

“Dita më e errët për Vancouver”/ Rritet në 11 numri i viktimave nga sulmi me makinë

Një tragjedi ndodhi një ditë parë në Vancouver, ku një automjet hyri mes turmës në një festival. Në një konferencë të ndjekur nga shumë media,...

Nuk lëvizin monedhat e huaja/ Ja sa këmbehen sot euro, dollari dhe paundi

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Banka e Shqipërisë: Sfidat për sektorin bankar dhe financiar janë në rritje

Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkohë sfidat për të ardhmen vlerësohen...

Lajme të tjera

Web TV