Balla nga Milano: Vetëm me Ramën dhe PS mund ta shohim vendin anëtare të BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në hapje të takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi, u bëri thirrje atyre që të votojnë PS.

Balla tha se vetëm me kryeministrin Rama dhe me PS mund ta shohim vendin anëtare të BE

‘Shikoni se ca më kërkoi njëri prej jush, më dha pasaportën e tij italiane dhe atë shqiptare dhe më tha do votojë Ramën dhe PS sepse dua që pasaportën shqiptare ta kem njësoj me atë italiane. A mund ta imagjinonit para 10 vitesh se do vinte një moment që të marrim pasaportën europiane dhe ta shohim vendin anëtare të BE me votën që do na jepni ju në 11 maj. Nëse bëhemi të gjithë bashkë është e mundur, sepse vetëm me Ramën dhe me PS ne do ja dalim ta shohim vendin anëtare të BE.

Është e rëndësishme që të kuptoni diçka të rëndësishme, këto janë zgjedhje vendimtare sa i përket mbylljes së procesit të anëtarësimit në BE. Unë e di që e keni ndarë mendjen për të votuar PS, por ka ndonjë që thotë po e çojë votën atje dhe aty, as atje as aty, as tek këta që shiten për të rinj që janë më të vjetër se vet bufi në qasje. Duhen 84 vota për të bërë punë dhe ato do ti ketë vetëm PS. 100 mijë prej jush u regjistrua dhe tani secili të lidhet me shërbim postar dhe të vijë zarfi tek shtëpia dhe ta plotësoj dhe votoni PS’, tha ai./k.k

Të fundit

Deklarimi i pasurisë/ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK

Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të...

Moska, stacioni i fundit i Berishës? Shpresat për “non-gratën” kanë marrë fund

“Shpresat e Berishës për të hequr non gratën janë shuar”, kështu është shprehur gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë. Gjithashtu theksoi se pagesa për...

Beteja e madhe për Tiranën! Si mund të ndahet “torta” e 11 Majit nga PS dhe PD

Tirana është padyshim beteja më e madhe e 11 Majit. Jo më kot, pasi “luhet” për 37 mandate. Emisioni “Opinion” kishte të ftuar disa gazetarë...

Berisha thumbon Ramën: Enveri diktator, por s’vuri emrin në vilë si ti

Në një komunikim me mbështetësit e tij në njësinë 5 në kryeqytet, ku prezantoi kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha...

“Finishi afër!”/ Rama paralajmëron: Më 16 maj Tirana bëhet zemra e Europës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte, rubrikën “Sy më Sy” me ndjekësit e tij në Facebook. Rama u shpreh se më 16...

Lajme të tjera

Web TV