“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, Rama ironizon opozitën me videon e animuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka ironizuar sërish opozitën ndërsa nga publikuar një video me titull “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, teksa i referohet kreut të PD Sali Berisha, kryetarit të Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn si edhe drejtuesit politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Bashën.

Në videon e animuar, Berisha shfaqet teksa planifikon me Lapajn strategjinë për të pretenduar manipulimin nga mazhoranca pasi të humbë zgjedhjet e 11 Majit. Basha, nga ana tjetër, vazhdon akuzat për bashkëpunim Berisha-Rama, ndërsa i përmend këtij të fundit edhe frazën “7×7=313”.

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Shikoni…hëna! Më parë shkojmë në hënë sesa i fitojmë dot zgjedhjet me një kryekriminel si Edi Rama

Lapaj: Jo doktor! Ne s’do të ikim në hënë. Ne do të bëjmë revolucion të madh moral. Populli do zgjohet, Shqipëria bëhet!

Basha: Nuk bëhet revolucion me babanë në listë të mbyllur dhe me paratë e vjehrrit të pushkatuar nga vettingu! Revolucioni po ndodh. 7×7=313.

Berisha: Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë. Një kukull e Ramës ja çfarë je ti! Kukull e kukullës së Sorosit!

Lapaj: Ik o Luli shko fli! Unë rri zgjuar për t’i dhënë shpresë popullit ti gërhet me sy hapur! Doktor na e largo këtë budallain e Ramës.

Berisha: Lapaj, ti je e ardhmja po e ardhmja që vjen nuk është më e ardhme! Prandaj ti duhet të mbeshtesësh e ardhmja që nuk vjen kurrë…kështu shkul ndonjë votë nga zhgënjimi nga kampi armik.

Basha: O Rameeee…Bufi do debat, se ju jeni bashkë! Po 7×7???? 313!!! Rameeee.

Lapaj: O Luli po paske qenë mortje fare mor burrë! Ik o fli na lër të bëjmë Shqipërinë….

Berisha: Lapaj! Duhet të bëjmë planin e vjedhjes madhështore të zgjedhjeve, një plan madhështor.

Lexo edhe :  Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve!

Lapaj: Do vjedhim zgjedhjet?

Berisha: Jo Lapaj! Do na i vjedhin…He he he, Rama kush tjetër?!/   S,M

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV