Ditën e djeshme Partia Socialiste ka çelur fushatën zgjedhore.
Në sheshin Sënderbej ishin të pranishëm të gjithë kandidatët e PS për fushatën e 11 Majit dhe anëtarë e simpatizantë të shumtë.
Një nga gjërat që ka rënë në sy ka qenë ulja e kryesocialistit Rama përkrah kandidates Kejsi Elezi e cila është kandidatja me e re e listes së PS-së te cilen Rama e evidentoi edhe ne takimin e djeshem dje me gratë si detaj.
Kejsi Elezi, kandidate në listën e hapur të Tiranës është kandidatja më e re e Partisë Socialiste, 20 – vjeç, e lindur dhe banuese në Babrru.
Kryesocialisti Edi Rama, pas çeljes së djeshme të fushatës së Partisë Socialiste në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit, ka njoftuar se do të zhvillojë ditën e sotme takim me shqiptarët e Italisë, në Milano.
Mitingu do të zhvillohet në orën 15:00, datë 13 Prill, në Centro Congressi, Milano.
Duke ndarë një foto të montuar nga salla e takimit në Milano nga hera e tij e fundit atje, më 26 Maj 2024, Rama shkruan “Krenar për shqiptarët”.
“Shpata luftuese” e Partisë Socialiste për këto zgjedhje është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian e benefitet që vendi ynë do përfitojë me futjen e mundshme në unionin evropian./ S,M