Ja si duhet ta nisni ditën gjatë stinës së pranverës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ardhjen e pranverës, gjithçka nis të marrë jetë: natyra gjallërohet, dielli ngroh më shumë dhe dita zgjatet. Është koha perfekte për të “rilindur” edhe vetë – për të rimarrë energjinë pas dimrit të gjatë dhe për t’u kujdesur më mirë për trupin, mendjen dhe lëkurën.

Nuk është gjithmonë e lehtë të dalësh nga shtrati, por po të lësh dritën të hyjë në dhomë, zgjimi bëhet më i butë dhe natyral. Drita ndihmon trupin të aktivizohet, pa stres, pa zhurmë  thjesht me energjinë e mëngjesit.

Pranvera është koha perfekte për të rregulluar edhe zakonet e mëngjesit. Filloni ditën me një çaj të nxehtë limoni pastron trupin, hidraton lëkurën dhe forcon sistemin imunitar. Shtoni një mëngjes të lehtë: bukë të thekur, fruta të freskëta, drithëra dhe pak proteina. Dhe nëse e ndani mëngjesin me familjen? Aq më mirë – bashkë, dita nis më bukur!

Një dush i ngrohtë në mëngjes relakson muskujt, por për një ‘shkundje’ të vërtetë zgjimi, mbylleni me pak ujë të ftohtë  kjo stimulon qarkullimin e gjakut dhe ju jep gjallëri. Pas dushit, mos harroni kremrat hidratues, sidomos ata me mbrojtje nga dielli – janë të domosdoshëm në pranverë!

Pastrimi i fytyrës dhe aplikimi i një kremi mbrojtës mund të bëhet pjesë e rutinës për të gjithë edhe për më të vegjlit. Pse jo? Një mënyrë e mirë për të mësuar kujdesin ndaj vetes që në fëmijëri.

Nëse mundeni, çoni fëmijët në shkollë në këmbë. Është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar ditën me lëvizje, për të shmangur trafikun dhe për të kaluar pak kohë të qetë bashkë. Edhe për adoleshentët, kjo është mënyra më e thjeshtë për të aktivizuar trupin e për të rritur përqendrimin dhe kujtesën në klasë./k.k

Të fundit

Përfundojnë në pranga dy elektricistë/ Zbardhet arsyeja e rëndë

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi...

‘Kur është lënë vizita në SHBA’/ Rama ‘sherr’ me komentuesin: Ça halli ke ti!!!

Një ndjekës e ka pyetur kryeministrin Rama se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e...

Gaza, aty ku foshnjat ushqehen me bukë të mykur dhe çaj për të mbijetuar!

Hanadi është një nga qindra mijëra qytetarët në Gaza që luftojnë për të mbijetuar pa ushqim, ujë ose siguri. Çdo ditë, ajo përpiqet t’i...

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Dhe siguria evropiane varet nga ushtarët amerikanë...

Traditat gojore/ Si e kaluan të lashtët gjithçka përmendësh?

Të lashtët dhanë përmendësh tekste prej 28,000 vargjesh si Iliada dhe Odisea . Mashtrimi? Nuk i mësuan fjalë për fjalë, por si këngë, falë...

Lajme të tjera

Web TV