Pse befasohemi nga dh*na?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale.

Jemi bërë spektatorë dhe herë-herë pjesëmarrës të një realiteti ku britma mbyt arsyen, dhe ku forca fizike ka zëvendësuar logjikën.

Por nuk mbaron këtu. Dhuna është bërë standard edhe aty ku do duhej të shihnim shembuj qytetarie:

-në qeveri, ku protesta shpërfillet me arrogancë;

-në parlament, ku fjalimi zëvendësohet me ulërima;

-në partitë politike, ku kërcet druri më shpesh se ideja;

-në ekranet televizive, ku reality show-t shndërrohen në reality sherr;

-në mençurinë popullore, ku ende mbijetojnë mendësi si: ‘druri ka dalë nga xheneti’ dhe ‘ai që të rreh, të do’

-madje edhe fitoret, për t’i bërë sa më spektakolare, i pagëzojmë me emra dhune: ‘1 milion shuplaka!’ sikur demokracia fitohet me grusht, jo me votë.

Kur dhuna normalizohet lart, ajo shpërthen poshtë. Kur justifikohet në emër të ‘audiencës’, ajo shndërrohet në model edukimi.

Dhe kështu, një shoqëri e tërë mban frymën, jo nga mungesa e oksigjenit, por nga mungesa e qytetarisë.

Kur dhuna kthehet në gjuhën tonë të përditshme, nuk ka më vend për habi, vetëm për pasojë./    S.M

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV