Rritja e çmimit të banesave/ “Shteti ndihmë për blerjet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për News24, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë çiftet e reja në blerjen e banesave. Ibrahimaj deklaroi se në 4 vjeçarin e ardhshëm, do të vendohet 300 mln euro në dispozicion për ndërtimin e apartamenteve me çmime të përballueshme.

Ministrja u shpreh se çmimet e banesave janë rritur, por shtoi se pronarëve ekzistues të shtëpive u janë rritur të ardhurat për shkak se vlera e apartamenteve të tyre është dyfishuar apo trefishuar.

“Në 4 vjeçarin e ardhshëm do të vihet një dispozicion një fond prej 300 mln euro pikërisht për programe për subvencionimin e pagesave apo ndërtimin e banesave të përballueshme.

Programe të strehimit të cilat do të shkojnë në ndihmë të çifteve të reja, apo çifteve të reja që kthehen nga emigracioni”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Çmimet e banesave janë rritur, një çift i ri shqiptar që nuk ka banesë në pronësi duhet të marrë kredi dhe do i duan 20 vite për ta shlyer, si në të gjitha vendet e botës, por ata që janë i kanë banesat ekzistuese i janë rritur të ardhurat sepse iu është dyfishuar apo trefishuar vlera e apartamenteve. Që pagat janë rritur ky është fakt, nuk ka kontestim.

Ne vetëm që kemi në plan tu vijmë në ndihmë të rinjve për blerjen e banesave, bashkitë japin kredi të buta, një program që financohet nga bashkitë dhe një akuzë nga enti rregullator i banesave.

Ka të paktën 2 vite që qeveria ka një program për kredi të buta për punonjës të administratës. Në 4 vjeçarin e ardhshëm do të vihet një dispozicion një fond prej 300 mln euro pikërisht për programe për subvencionimin e pagesave apo ndërtimin e banesave të përballueshme.

Lexo edhe :  Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

Programe të strehimit të cilat do të shkojnë në ndihmë të çifteve të reja, apo çifteve të reja që kthehen nga emigracioni.

Kur kemi hartuar programin kemi bërë analizat financiare, ekonomike e buxhetore, që të mos fusnim elementë që nuk mund ti përmbajmë.

Nëse shpenzojmë më shumë se sa kemi mundësi përfundojmë në kolaps, kemi arritur mbas shumë vitesh që të kemi një balancë pozitive, ne shpenzojmë aq sa mbledhim të ardhura, është tregues i rëndësishëm, na bën të jemi të besueshëm ndaj partnerëve ndërkombëtarë./     S,M

Të fundit

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë...

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi...

Lajme të tjera

Web TV