Sa ka kushtuar LaCivita? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës Chris LaCivita, duke qenë se mazhoranca ka akuzuar opozitën për shuma të mëdha.

I ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi nuk ka pranuar të përgjigjet drejtpërdrejt duke thënë se sipas ligjit gjithçka do të bëhet transparente sipas afateve që parashikon ligji.

“Ka disa hapa për të bërë transparencën. 60 ditë pas zgjedhjeve bëhen raportime.

Respektoni ligjet për transparencën. Jo se ju teket juve, e bërë sille letrën.

Nëse vdisni për transparencë trokisni në dyert e qeverisë.

60 ditë pas 11 majit, partitë janë të detyruara të dorëzojnë raportin financiar te KQZ që e bën publike.

Në momentin që raporti shkon në KQZ, do e shpallë ajo, shkoni dhe merreni.

Ku i gjen paratë Rama që bën show, për të vjedhur, për qejfet, për Kopshtin e Edenit, verën 33 mijë euro?”, tha Boçi në “Off the Record” me Andrea Dangllin./    S.M

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV