Skena e paprecedentë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vetëm pak ditë larg finales, tronditi mbarë opinionin publik.
Teksa Jozi po largohej nga shtëpia, Gjesti e provokoi duke i hapur derën, si për të treguar se “unë po të përcjell”.
Në ato çaste tensioni, Jozi shpërtheu, duke e goditur me shuplakë Gjestin dhe duke e rrëzuar në tokë. Menjëherë pas këtij akti, ai u dëgjua duke thënë me nervozizëm: “S’ka lind ai p** motre që ma çel derën mua, more vesh, zagar!”
Pamjet u bënë virale brenda minutash dhe rrjetet shpërthyen në reagime, ku shumë figura publike shprehën mbështetje për Gjestin dhe dënim për sjelljen e Jozit./ S.M