Tri gabimet e Anjshtanjit që sollën përparimin e shkencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albert Ajnshtajni është i njohur në mbarë botën si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është babai i teorisë së relativitetit dhe një prej mendjeve që ndihmoi njerëzimin të kuptojë më mirë dritën, gravitetin dhe Universin. Por edhe ai, si çdo njeri tjetër, ka bërë gabime.

Në 70-vjetorin e vdekjes së tij, le të shohim tri raste ku vetë Ajnshtajni i ka pranuar se kishte gabuar edhe pse, në fund të fundit, këto ‘gabime’ dolën të ishin shumë të vlefshme për shkencën.

1. Gabimi i ‘Universit statik’

Kur Ajnshtajni po punonte për teorinë e relativitetit të përgjithshëm, llogaritjet e tij tregonin se Universi ose do të zgjerohej, ose do të tkurrej. Por në atë kohë të gjithë mendonin se Universi ishte i pandryshueshëm dhe i qëndrueshëm. Për të përputhur teorinë e tij me këtë ide, ai shtoi një element të quajtur ‘konstanta kozmologjike’ për të mbajtur gjithçka në ‘ekuilibër’.

Më vonë, shkencëtarët zbuluan se Universi në fakt po zgjerohet, dhe Ajnshtajni e pranoi se kjo konstante ishte gabimi më i madh i jetës së tij .

Megjithatë, kohët e fundit, studiuesit besojnë se kjo konstante mund të jetë e lidhur me ‘energjinë e errët’, një forcë e panjohur që ndihmon zgjerimin e Universit. Pra, ndoshta nuk ishte gabim fare.

2. Ai s’besonte se drita mund të përkulej nga graviteti

Një tjetër moment kur Ajnshtajni u tregua dyshues ishte kur llogariti se graviteti i një ylli të madh mund të përkulte dritën nga një objekt tjetër pas tij një efekt që sot e njohim si thjerrëzim gravitacional.

Ai vetë mendonte se efekti ishte shumë i vogël për t’u vërejtur, ndaj s’kishte ndërmend ta publikonte. Vetëm pasi një inxhinier i quajtur RW Mandl e bindi, ai e botoi idenë.

Lexo edhe :  A e dini pse stjuardesat ju presin te dera kur hipni në aeroplan?

Ky zbulim u bë shumë i rëndësishëm për astronominë moderne, dhe sot përdoret për të parë objekte shumë të largëta në hapësirë.

3. S’besonte në teoritë kuantike që ndihmoi vetë t’i krijonte

Edhe pse Ajnshtajni ndihmoi në lindjen e mekanikës kuantike, ai nuk u pajtua kurrë me idenë se bota në nivel mikroskopik është e paparashikueshme. Kur kolegët i thoshin se grimcat sillen në mënyra të çuditshme dhe të rastësishme, ai përgjigjej: Zoti nuk luan zare .

Në një eksperiment të famshëm teorik, ai përshkroi një situatë ku dy grimca që ndahen mbeten të lidhura. Qëllimi i tij ishte të tregonte se diçka nuk shkonte me teorinë, por në të vërtetë hapi rrugën për një nga idetë më të rëndësishme të shkencës moderne  ngatërrimin kuantik.

Gabimet që ndihmuan botën

Edhe pse këto u konsideruan gabime në atë kohë, ato u bënë pika kyçe për përparimin e shkencës. Ato tregojnë se edhe më të mëdhenjtë mund të dyshojnë, të ndryshojnë mendje dhe të gabojnë dhe kjo është pjesë e natyrshme e shkencës./k.k

Të fundit

Luana Vjollca deklaratë thumbuese: Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh

Moderatorja Luana Vjollca, teksa ka hapur spektaklit “Ferma VIP”, mbrëmjen e djeshme ku me energjinë e saj ka bërë...

Vajza e autorit falsifikoi mesazhet? Vrasja e 33-vjeçarit në Greqi, flet i afërmi

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u qëllua për vdekje nga kunati i...

Brenda avionit privat të Elon Musk, zbulohen rregullat strikte të sjelljes

Detaje nga udhëtimet private të Elon Musk janë zbuluar pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë NetJets Inc., duke nxjerrë në dritë një dokument që...

Sistemi i kamerave/ Rama: Nuk do të ketë më policë në rrugë, gjoba do ju vijë në Iphone

Kryeministri Rama, në bilancin e qeverisë sa i takon infrastrukturës, tha se sistemi i kamerave inteligjente do të jetë një risi dhe policët nuk...

Vape-t, trendi i ri mes të rinjve shqiptarë që po ngre shqetësime

Vape-t, të njohura si cigaret elektronike, po kthehen gjithnjë e më shumë në një zakon të përhapur mes të rinjve në Shqipëri. Me aroma...

Lajme të tjera

Web TV