Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Barbella i ka dhënë fund çdo spekulimi lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump.
Presidenti amerikan iu nënshtrua një kontrolli mjekësor rutinë, ndërkohë që mediat amerikane raportuan se kohët e fundit kishte ndier disa shqetësime.
Vetë Trump u tha gazetarëve se rezultatet e analizave të tij ishin shumë të mira, diçka që u konfirmua qartë një ditë më vonë nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili theksoi: “Donald Trump vazhdon të jetë në gjendje të shkëlqyer fizike.”
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme presidenti Trump ndoqi nga afër turneun e UFC-së, teksa ishte i shoqëruar nga nipi i tij./k.k