Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ka zhvilluar një takim entuziast me komunitetin shqiptar në Milano, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me energji pozitive, Çaushi nuk nguroi të lëshojë edhe një mesazh të fortë politik në drejtim të opozitës dhe në veçanti të Gazment Bardhit.
“Ku ka shqiptarë, të hapin derën. Ju, Gazment, ju ka zënë të dridhurat nga takimet tona energjike. Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të diasporës do t’ju tregojnë vendin, Gazoo, në atë kënetën tuaj të përbaltur,” u shpreh Çaushi me tone të ashpra, duke shkaktuar duartrokitje në sallë.
Kandidatja socialiste theksoi se përfshirja e diasporës është thelbësore për zhvillimin e vendit dhe se vota e tyre ka peshë reale në të ardhmen që po ndërtohet. “Nuk ka Shqipëri pa diasporën. Nuk ka zhvillim pa bashkëpunim. Ne nuk vijmë me premtime boshe, por me vizion, me projekt dhe me energji që frymëzon,” u shpreh ajo ndër të tjera.
Takimi në Milano u cilësua si një tjetër sinjal i mobilizimit të PS-së në diasporë, e cila po shihet gjithnjë e më shumë si një faktor vendimtar në rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme./ S,M
View this post on Instagram