A marrin leje në SPAK gazetarët për publikimin e lajmeve? Ja si përgjigjet Altin Dumani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë e pazakontë nga prokurori Bledar Maksuti ndezi debat për lirinë e medias dhe kufijtë e raportimit hetimor. Gjatë një seance të hapur në Gjykatën Kushtetuese, prokurori i SPAK pranoi se institucioni ka ndjekur një praktikë të marrjes së lejes nga gazetarët përpara publikimit të materialeve që mund të përmbajnë elementë të sekretit hetimor.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportit të SPAK për vitin 2024, vlerësoi raportimin e komunikimit publik dhe median, teksa theksoi se punohet edhe për ruajtjen e sekretit hetimor. Ai u shpreh se tani ka strategji edhe për komunikimin me median, e realizuar këtë vit. Dumani ka kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e vazhdueshme të KLP-së, si qeveria e SPAK-ut, për të ndërhyrë edhe te Kuvendi dhe t’i japë zgjidhje problematikave të ndryshime që hasen, apo propozimet konkrete. Ai theksoi se nga ana e SPAK, Kuvendit i janë adresuar të gjitha problematikat sa herë është raportuar atje.

“Jemi përpjekur për komunikimin me mediat, raportet me të, i ndarë publikimi i sekretit hetimor. Cilësia është përmirësuar në lidhje me komunikimin e mediave dhe publikun.

Sigurisht ka problem te shpejtësia, lënë për të dëshiruar, në lidhje me shpejtësinë e publikimit të ngjarjeve. Kemi punuar për hartimin e strategjisë për komunikimin e medias. Ishte parashikuar për 2024, por për shkak të angazhimeve të shumta u bë këtë vit dhe u miratua kjo strategji, që shpresojmë ta rezlizojmë dhe të rrisim performancën. Bashkëpunimi me KLP në nivel të kënaqshëm. Emërimi i 3 prokurorëve ishte i rëndësishëm si proces. Ishte proces i zgjatur, por unë e vlerësoj sepse tashmë kam 3 prokurorë të shtuar që ndihmojnë punën.

Vlerësojmë edhe reagimet tuaja për mbrojtjen e punës tonë, nga ju e presim këtë vlerësim dhe e mirëpresim. Ka modele të ndryshme raportimi, që bëhen në fillim ose në fund. A mund të liheshin në fund këto problematika, po mund të liheshin. Ne nuk bëjmë zgjidhje ligjore. Me Kuvendin kemi qenë konkret në zgjidhjen e problematikave. I kemi thënë me detaje, si, kur, pse.

Lexo edhe :  Basha ironizon sloganin e fushatës së PS/ “Vetëm me Edin” vazhdon korrupsioni

Propozimet kanë qenë konkrete, si rasti i këshilltarëve, ka edhe propozime e drafte që nga 2021. Ne thjesht i bëjmë të ditura edhe te ju, që jeni qeveria jonë, që edhe ju t’i adresoni atje ku duhen adresuar, edhe ne i kemi bërë ato në Kuvend, por të na ndihmoni edhe ju. Patjetër ka vend për t’u përmirësuar”, tha Dumani në fjalën e tij./   S,M

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV