Aksident i rëndë ajror në Nju Jork, ish-futbollistja ndërron jetë së bashku me familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-futbolliste ka vdekur së bashku me anëtarët e familjes së saj pas një aksidenti ajror në Nju Jork.

Mitsubishi MU-2B me dy motorë u rrëzua pak pas mesditës të së shtunës në një fushë me baltë në Copake, pranë kufirit të Massachusetts, duke vrarë të gjashtë personat në bord.

Karenna Groff, ishte një ish-futbolliste e MIT (Instituti i Teknologjisë në Masachusetts), e cila u emërua gruaja e vitit NCAA (Shoqata Kombëtare e Atletikës Kolegjiale) 2022, sipas Sky News.

Babai i saj neuroshkencëtar, Dr Michael Groff, nëna e saj, Dr Joy Saini, një urogjinekologe, dhe vëllai i saj, Jared Groff, ndërruan jetë gjithashtu.

Ndërkohë i dashuri i Karenna Groff, James Santoro dhe partnerja e Jared Groff, Alexia Couyutas Duarte, ishin viktima të aksidentit.

Ata hipën në avionin privat të Michael Groff-it në aeroportin e Westchester County në White Plains të shtunën në mëngjes për të fluturuar në aeroportin e Columbia County.

Por avioni u rrëzua rreth 10 milje në jug, tha zyrtari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), Todd Inman.

Pak para se avioni të rrëzohej, piloti kishte transmetuar me radio kontrollin e trafikut ajror në aeroportin e Columbia County për të thënë se kishte humbur afrimin fillestar dhe kishte kërkuar një plan të ri afrimi, tha ai.

Hetuesit morën video të sekondave të fundit të fluturimit, e cila “duket se tregon se avioni ishte i paprekur dhe u rrëzua me një shpejtësi të lartë zbritjeje në tokë,” shtoi ai.

Një raport i plotë aksidenti mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj për t’u përfunduar.

Kjo vjen disa ditë pasi një familje prej pesë turistësh spanjollë, përfshirë tre fëmijë, u vranë pas përplasjes së helikopterit në lumin Hudson të enjten./e.t

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV