Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë dhe mundohet të prish figurën e Chris LaCivita, këshilltarit të fushatës së demokratëve.

Berisha tha se pasi dështoi me takimet e organizuara me zonjat durrsake dhe tiranase, Rama merret me arkitektin e rikthimit të Sali Berishës në pushtet.

Sali Berisha: Këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës.

Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës.

Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave.

Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës.

Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai.

Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata.

Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij.

Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin.

U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat.

Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës.

Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte./k.k

Të fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

Lajme të tjera

Web TV