Blerja e votave në Fier/ Reagon PS: Fushata nuk është arenë shpikjesh e intrigash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Balluku, në një reagim në rrjetin social, komentoi zhvillimin e fundit në Fier  lidhur me arrestimin e një personi që kërkonte të blinte vota nën logon e PD. Sipas kandidates per deputete nga qarku Fier Kiduina Zaka, drejtues të PD Fier po përpiqen të heqin nga vetja përgjegjësinë dhe me këto veprime po përpiqen të justifikojnë humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Më tej, vijoi duke thënë se fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.

Postimi i plotë:

Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës.

Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë.

Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!

“Të kapur në krim elektoral drejtues të PD Fier përpiqen të heqin përgjegjësinë  nga vetja, por shqiptarët e dijnë se kush janë ata që për të arritur qëllimin e mrapshtë janë gati të vrasin dhe njerëz.

Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokale dhe vendor të heqin dorë nga këto tentativa sepse nuk kanë asnjë shans të deformojnë vullnetin e popullit tonë. Këto veprime janë për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të 11 majit për partinë e kënetës dhe partickat që janë hapur.

Vota e shqiptarëve do të jetë për të ardhmen amerikane, për pasaportën europiane që duan ta mbajnë peng bufat. PS ju bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë pa frikë cdo tentativë për blerje votash. Fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.” /k.k

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV