Cila është gjuha më e lehtë për t’u mësuar në botë, sipas një kompanie përkthimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faktorë të ndryshëm ndikojnë në vështirësinë e të mësuarit të një gjuhe të re, një prej tyre është se sa e ngjashme është gjuha e re me gjuhën mëmë.

Kjo do të thotë, se nëse një person sheh rrënjë të përbashkëta, fjalë ose tinguj të ngjashëm, aq më të lehtë e ka për të mësuar gjuhën e re. Një faktor tjetër i rëndësishëm është ekspozimi ndaj gjuhës së huaj.

Sa më shumë të dëgjoni gjuhën në jetën tuaj të përditshme, në filma, muzikë ose media sociale, aq më e njohur bëhet ajo dhe më e lehtë për ta mësuar.

Por cila është gjuha më e lehtë në botë për t’u mësuar?!Sipas Unbabel, një kompani e specializuar në përkthim, gjuha afrikane konsiderohet si gjuha më e lehtë për t’u mësuar në mbarë botën. Kjo gjuhë i përket familjes gjermanike perëndimore dhe shpesh përshkruhet si një dialekt i holandishtes.

Rreth 9 milionë njerëz flasin gjuhën aftikane, kryesisht në Afrikën e Jugut dhe Namibi, një fakt që e bën atë të rëndësishëm për komunikimin dhe kulturën në rajon.

Një nga arsyet pse gjuha afrikane është kaq e lehtë është struktura e thjeshtuar gramatikore. Ndryshe nga shumë gjuhë evropiane, gjuha afrikane nuk ka lakime të ndërlikuara gjinore.
Për më tepër, gjuha përdor vetëm tre kohë themelore (e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja), duke eliminuar nevojën për të mësuar forma më komplekse./   S,M

Të fundit

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës,...

Lobim 6 milionë dollarësh, SPAK nis verifikimet për kontratën e PD në SHBA

Kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA është futur në verifikim nga SPAK. Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i...

50 euro vota krim zgjedhor, 6 milion euro quhet lobim ligjor! Pse hesht KQZ?!

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë "Continental Strategy". Sipas...

Kryesfida e javës së 34-ët në Serie A, formacionet zyrtare të skuadrave Inter-Roma

Interi dhe Roma do të zbresin në fushë nga ora 15:00. Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t në Seria A. Kjo sfidë ishte...

Pagoi 26,000 dollarë/ Britaniku blen pa e kuptuar makinën e tij të vjedhur

Një burrë britanik që pagoi më shumë se 26,000 dollarë për të zëvendësuar makinën e tij të vjedhur më vonë zbuloi se e kishte...

Lajme të tjera

Web TV