Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para gjykatës në Duisburg. Dyshimet ndaj tij janë konfirmuar, pasi ai gjithashtu jetonte në Oberhausen dhe ishte në kërkim që nga e shtuna, sipas autoriteteve.

Bashkëshorti, një qytetar kosovar, është dorëzuar të dielën në mbrëmje në një stacion policor në Kehl, Baden-Uurttemberg, pas një kërkimi nga autoritetet. Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj mbrëmjen e së premtes, pas një përpjekjeje të punonjësve të shërbimit social për ta kontaktuar, të cilët kishin shkuar në banesë, por ajo nuk i kishte hapur derën. Policia që u njoftua më pas, gjeti trupin e pajetë.

Autopsia ka konfirmuar se vdekja ishte e dhunshme, ndërsa policia ka njoftuar se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës. Detajet e ngjarjes dhe shkaku i krimit ende nuk janë bërë publike, pasi hetimet janë në vazhdim.

Më pas, partneri i gruas është arrestuar dhe më 14 prill do të dalë përpara gjyqtarit në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut. Ky rast ka shkaktuar një reagim të gjerë dhe zemërim në vend, duke shtuar dyshimet ndaj partnerit të gruas që ishte në kërkim nga e shtuna. Hetimet po zhvillohen për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi./E.S

Të fundit

Krijohet harta e parë 3D e trurit të një gjitari

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e neuroshkencës, duke krijuar hartën e parë...

‘Hakmarrja e Pekinit’/ SHBA çon në 245% tarifat doganore ndaj mallrave kineze

SHBA njoftoi se Kina do të përballet tani me një tarifë të re deri në 245% për shkak të masave të saj hakmarrëse, sipas një...

Qytetarët kosovarë përkujtojnë eksodin biblik të ’99, rikthehen tek obelisku në Kukës

Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës, rikthehen në Kukës, për të përkujtuar eksodin biblik të 99-tës, një ditë falënderimi për popullin kuksian që...

Shkurton rrugën nga 2 orë në 1 minutë, ura më e lartë në botë është gati

Kina është gati të hapë urën më të lartë në botë, që lë pas vepra të ngjashme ikonike si Golden Gate në SHBA dhe...

Hidhen votat e para nga Diaspora, Topalli tregon mesazhet nga emigrantët

Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale mesazhet që ka marrë nga emigrantët...

Lajme të tjera

Web TV