Johnny Depp nuk njihet, aktori i famshëm rikthehet në Hollywood me një rol ndryshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë. Aktori i njohur shfaqet me një pamje krejtësisht ndryshe, duke luajtur rolin e një pasagjeri misterioz në një jaht privat, në një rol që duket shumë larg performancave të tij të mëparshme.

Filmi, me regji të Marc Webb, e rikthen Johnny Depp në krah të Penelope Cruz , me të cilën bashkëpunon për herë të katërt, ndërkohë që luan edhe Madeleine Klein. Sipas komplotit, Madeleine Klein luan një banakier në një jaht luksoz, i cili përfshihet në një aventurë të papritur kur takon personazhin e luajtur nga Johnny Depp. Së shpejti, komploti bëhet edhe më i ndërlikuar, me shfaqjen e Penelope Cruz në rolin e një krimineleje të rrezikshme. Kasti kompletohet nga Manu Rios, Aaron Piper, Juan Diego Botto dhe Annika Boyle.

Fotoja e parë nga seti, e publikuar nga Lionsgate, tregon Johnny Depp të ndryshuar krejtësisht nga imazhi me të cilin janë mësuar fansat e tij. Flokët e tij të gjata gri dhe mjekra janë mbresëlënëse, ndërsa ai duket se mban lente kontakti me ngjyrë të hapur.

Prodhimi i filmit ka filluar në Spanjë, me Lionsgate që e prezanton atë në partneritet me 30WEST. Regjisori Marc Webb tha: Jam i emocionuar që filloj xhirimet me Johnny, Madeline dhe Penelope. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm dhe një histori plot tension. Ky film do të ketë pasion, ritëm dhe befasi./E.S

Të fundit

“Huffington Post”/ Shqipëria, zgjedhja perfekte për pushime

Gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota po vizitojnë “vendin më të lirë në Evropë” për plazhet...

“Profecia” për Papën e ri/ Fqinji i kishte thënë: Do jesh Papa i parë amerikan

Kur Robert Prevosti ishte në klasën e parë, një nga fqinjët  e tij i kishte thënë atij se ai do të ishte Papa i...

“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga e gjithë bota. Gara e...

Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

Nga Ben Blushi Në arkivin e familjes tonë shkëlqen një fotografi e gjyshit dhe gjyshes time,Dhimitër dhe Mynever Shuteriqi me armë dhe me uniformë partizane...

BBC shkruan për Shqipërinë!/ E rendit midis 9 destinacioneve evropiane më interesante

Shqipëria është renditur si një  ndër  9 destinacionet evropiane që nuk duhet humbur gjatë verës 2025. Media britanike BBC shkruan se Shqipëria ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV