Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë.

Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi dy risi pasi do të subvencionohen të gjithë blegtorët ku do të marrin mbështetjet për gjedhët dhe viçat, një gjë e tillë ndodh për herë të parë, risia tjetër është se të gjithë fermerët e serave që kanë vendosur të heqin dorë nga pesticidet dhe që përdorin kontrollin biologjik.

Aplikimet për Skemën Kombëtare do të zgjasin disa ditë duke filluar që nga 14 prill e deri më 30 maj. Fermerët mund të aplikojnë nëpërmjet një telefoni celular smart, por mund tu drejtohen edhe agropikave.

Enver Gaba, nga fshati Daias i Tiranës, ka një sipërfaqe toke prej 17 dynym të mbjell me kultura të ndryshme bujqësore, ai thotë që edhe kësaj here do të aplikojë për të qenë përfitues i naftës falas. 80 vjeçari thotë se e ka tepër të vështirë të aplikojë, për këtë arsye edhe kësaj here aplikim do t’ja bënë specialistët e agropikave.

“Unë kam mbjellë 250 rrënjë ulli, dhe kam vreshta arra e lajthi kjo është hera e katër që aplikoj për skemën e naftës“-shprehet fermeri Enver Gaba.

Por për tu shpallur fitues këtë vit janë vendosur rregulla të reja.

“Për të qenë fitues i Skemës Kombëtare 2025 duhet të jeni të pajisur me NIPT-in e fermerit, duhet të keni një numër llogarie aktive, dhe dokumentacioni i pronësisë i pajisur me hartën kadastrale gjithashtu në sistem duhet të ngarkohet një faturë tatimore shitje ose blerje, që keni shitur prodhimin ose që keni blerë fara, fidanë apo plehra kimikë. Hapi i fundit do të jetë nga specialistët në terren. efekt kur plotëson”-shprehet Gerantina Llanaj, specialiste AZHBRR./k.k

Lexo edhe :  Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV