Në Ballkan, birra më e shtrenjtë pihet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numbeo, platforma e njohur e të dhënave krahasuese, ka publikuar së fundmi informacion në lidhje me çmimin e birrës së importuar për disa shtete të Europës. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria renditet e 23-ta mes 40 shteteve të përfshira në studim.

Në Shqipëri, çmimi mesatar i një shishe birre prej 0.33 litrash është rreth 2.05 dollarë, çka e vendos vendin tonë me një çmim mesatar krahasuar me shtetet e tjera europiane. Kjo e pozicionon Shqipërinë mbi mesataren e rajonit.

Në krye të listës, me çmimet më të larta të birrës, renditen vendet e Europës Veriore. Norvegjia mban vendin e parë, ku një shishe birre importi prej 0.33 litrash kushton 3.95 dollarë. Pas saj, gjenden shtete të tjera të pasura si Finlanda (3.68 $), Irlanda (3.61 $) dhe Mbretëria e Bashkuar (3.20 $).

Ndërkohë, Shqipëria ka çmimin më të lartë të birrës në Ballkan. Mali i Zi mban vendin e 31-të, me një çmim prej 1.71 dollarë për shishe. Pas tij renditen Serbia (1.64 $) dhe Kosova (1.43 $), ku çmimi është më i ulët se në Shqipëri.

Në fund të listës, për sa i përket rajonit dhe Europës, gjenden Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilat kanë çmimet më të ulëta për birrën e importuar prej 1.38 dollarë dhe 1.20 dollarë për 0.33 litra, përkatësisht.

Një fakt interesant është se Shqipëria ka një çmim më të shtrenjtë se disa shtete shumë të zhvilluara. Kjo tregon se, ndonëse Shqipëria renditet mes vendeve me çmime mesatare të birrës, ajo ndodhet në një nivel më të lartë krahasuar me shtete të tjera të Europës, si Gjermania (1.63 $), Polonia (1.65 $) dhe Çekia (1.95 $), të cilat janë të njohura për traditën dhe konsumin e lartë të birrës./   S.M

Të fundit

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Lajme të tjera

Web TV