Nisin aplikimet për fermerët, pritet mbi 60 mijë përfitues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, 14 prill, e deri më datën 30 Maj do të jenë të hapura aplikimet për fermerët për të përfituar nga mbështetja buxhetore. Irfan Tarelli, Drejtor i Politikave Bujqësore, i ftuar në “E-ZONE” sqaroi se kush ka të drejtë të përfitojë dhe kriteret  përkatëse.

Kanë të drejtë të aplikojë çdo fermer individual që është i regjistruar në regjistrin e fermerëve si dhe ka dhe NIPT, grupet e fermerëve, personat fizik dhe juridik si dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësorë. Edhe këtë vit nuk ka rëndësi koha e aplikimit, rëndësi ka që të aplikojnë saktë dhe të plotësojnë kriteret“, – tha Tarelli në Vizion Plus.

Sipas tij, pritshmëritë janë që përfituesit edhe këtë vit të jenë thuajse njësoj si një vit më parë. Por sa është buxheti i skemës kombëtare

Buxheti i parashikuar arrin në 4.4 miliardë lekë. Kjo shifër është vërtet më e ulët se një vit më parë, por qeveria gjithmonë ka rishikuar buxhetin me akte normative, duke e shtuar më tej buxhetin deri në fund të vitit. Ndaj mund të them se ky është një buxhet fillestar. Sa i përket përfituesve ne mendojmë se do të jenë mbi 60 mijë fermerë, që do të përfitojnë nga skemat mbështetëse.

Në total janë tetë masa mbështetëse, por ajo që zë një vend të rëndësishëm është mbështetja për blegtorinë, ku parashikohet 5 mijë lekë për krerë. Sipas Tarellit fermerët bëjnë mirë që të konsultohen me zyrat bujqësore rajonale për të shmangur çdo gabim.

Fermerët do të përfitojnë edhe këtë vit naftë pa taksa. Por kujdes këtë vit ka një kusht të ri, duhet të dokumentojnë me fatura që kanë blerë produkte për punimin e tokës, si një mjet për të verifikuar që mbështetja të shkojnë tek ai që ka vërtetë nevojë. Ky  kusht është vendosur për të shmangur çdo devijim“, – tha Tarelli.

Lexo edhe :  Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Gjatë këtij viti janë tri skema që do të aplikohen në mbështetje të bujqësisë. Skema kombëtare, skema e investimeve e nisur një vit më parë dhe aktualisht do të shpallen fituesit si dhe garancia sovrane.

Aktualisht  është në fazën finale dhe pritet të nisë aplikimin garancia sovrane për ata fermerë që kanë nevojë për financim, por që u mungon kolaterali për ta paraqitur në bankë./e.t

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV