Rama mund Berishën “online”/ Audience 10-fish më e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dy në Itali, të dy drejtpërsëdrejti në rrjete sociale, në të njëjtën orë, por jo me të njëjtën audiencë…

Shifrat që shihni në ekran tregojnë një diferencë të thellë në audiencën online mes kryesocialistit Rama dhe kryedemokratit Berisha, të cilët zhvilluan takime me shqiptarët e Italisë, për t’iu kërkuar votën në 11 maj.

Ndërsa jemi vetëm në ditët e para të fushatës zyrtare, Berisha rezulton I dobët në shifrat e audiencës online, ku videoja live në Facebook nga takimi i tij më shqiptarët e Breshias ka 111 mijë shikime.

Ndryshe nga këto shifra, takimi i Ramës me shqiptarët e Milanos është parë nga 323 mijë vetë.

Gjatë fjalimit të tij, krahas sallës së mbushur plot me shqiptarë të Milanos, Rama po ndiqej drejtpërdrejtë në Facebook nga të paktën 8500 qytetarë, 11.8 herë më shumë se Berisha, i cili gjatë fjalës së tij para shqiptarëve të Breshias, po ndiqej nga 715 qytetarë, të të njëjtin aplikacion.

Avantazhi i Ramës ndaj Berishës edhe në rrjetet sociale po vazhdon që nga fillimi i fushatës, por në raport me vetveten kryedemokrati po shënon rënie të performancës./   S,M

Të fundit

Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

Papa Leo XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë...

“Tërheqin blerës me të ardhura të larta”/ Pse po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura...

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Lajme të tjera

Web TV