Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste si rruga e vetme për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Ky është një takim me historinë, mos e humbim për hallin e bufit të kënetës,” tha Rama. Në takim nuk mungoi as surpriza nga ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Taçhinardi, i cili i dhuroi kryeministrit fanellën me numrin 5.

 

Një ditë pas çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama mbajti një takim në qytetin e Milanos, ku iu drejtua emigrantëve shqiptarë me thirrjen për të votuar masivisht për Partinë Socialiste. Duke vendosur integrimin europian si thelbin e kësaj fushate, Rama tha se Shqipëria ka në dorë një shans historik për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030. “Pikërisht tani, shqiptarët nuk duhet ta humbasin këtë shans që është një takim me historinë.

Dhe nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit, e as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën ato mustaqe,” deklaroi Rama, duke ironizuar kundërshtarët politikë dhe partitë e reja që, sipas tij, nuk ofrojnë asnjë alternativë reale. Turp e cilësoi Edi Rama votën e emigrantëve nëse ajo shkon me postë drejt e në kënetë, pra për llogari të kundërshtarëve të tij demokratë në zgjedhjet e 11 Majit. “Do të vijë zarfi me votën brenda, dhe do ulesh aty të vësh votën dhe ta çosh te posta dhe ta hedhësh në një kënetë në Shqipëri është vërtet turp”, tha Rama.

Nga Milano, shefi i qeverisë nuk la pa ironizuar edhe procesin e Primareve në Partinë Demokratike, duke u ndalur në veçanti te “tradhtia” ndaj atyre që dolën të parët me votat e demokratëve, që mbetën kryesisht jashtë listës së mbyllur. Sipas tij, Sali Berisha i gënjeu demokratët për Primaret dhe ata që dolën fitues përfunduan “në barkun e bufit”. “Dua t’u them të gjithë demokratëve, nuk ju mjafton ajo që ndodhi me primaret, ku bufi ju tha të gjithëve, ‘vota juaj është ligj për mue’ dhe kush doli i pari në primare përfundojë në barkun e bufit, u zhduk, i kollofiti të gjithë.

Lexo edhe :  Sali Berisha: Ilir Vrenozi ylli i fushatës sonë, e poshtëroi Ramën me reagimin e tij

A thua se ju tha dilni t’ju shoh njëherë, kush ka shumë vota që ta ha. Si mund të diskutohet se kush është zgjedhja në 11 maj, me flamurin tonë kombëtar dhe të BE apo me kënetën!”, deklaroi kryeministri. Jepeni aty ku ka kuptim. Jepeni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.” Sipas tij, një votë për PS është një votë për t’u ulur në sofrën e madhe të Europës. “Ne na duhet të bëhemi një, si gishtat e dorës, për ta bashkuar Shqipërinë, të socialistëve dhe demokratëve, në sofrën e Bashkimit Europian,” u shpreh kryeministri.

Ai iu drejtua me një mesazh të drejtpërdrejtë prindërve që jetojnë jashtë vendit: “Nuk mund t’u bëni fëmijëve tuaj dhuratë më të madhe sesa një votë që u jep pasaportën europiane. Me atë pasaportë do kenë të drejtë të studiojnë, të punojnë, të jetojnë njësoj si çdo qytetar i BE-së. Mos ua mohoni këtë të drejtë”. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te marrëveshja e firmosur me Italinë për njohjen e pensioneve. “Pas shumë pritjesh, tri ditë më parë është firmosur dokumenti i fundit. Me një pasaportë të BE-së, as nuk do të kishim nevojë për këtë marrëveshje. Do të ishim qytetarë të barabartë me italianët, me grekët, me të gjithë.”

Dhurata nga ish-lojtari i Juventuesit

Një moment i veçantë gjatë aktivitetit në Milano ishte edhe prania e ish-mesfushorit të kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Taçhinardi, i cili i dhuroi Ramës një fanellë të Juventusit me numrin 5. “Përshëndetje kryeministër, e di që je fans i madh, prandaj dua që të ta dhuroj këtë fanellë me numrin 5,” tha Taçhinardi, ndërsa Rama e falënderoi i surprizuar dhe i buzëqeshur. Në përmbyllje të fjalës, Rama tha se zgjedhjet janë vendimtare dhe se mesazhi që duhet të dalë nga diaspora është i qartë: “Pas 11 majit, me 16 maj, e gjithë Evropa do të zbresë në sheshin Skënderbej. Shqipëria duhet të jetë gati. Dhe kjo varet nga ju.”

Të fundit

U dënua me 16 vite burg, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë. Si rezultat...

Konkursi i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Së shpejti, festivali i gjuhës dhe shkencës

U zhvillua finalja e madhe e edicionit të tretë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, për klasat e 9-ta ku përballë njëra-tjetrës në një...

SPAK nisi verifikimin e kontratës së lobimit, PD: Rama dhe veglat e tij janë trembur

Partia Demokratike ka reaguar pasi SPAK njoftoi se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

“6 mln eurot e lobimit Berisha i gjeti nga Gërdeci”, avokati: PD, parti familjare

Avokati Idajet Beqiri nga studio e Abc News paralajmëroi padi në SPAK ndaj Sali Berishës për kontratën 6 milionë dollarë të lobimit për heqjen...

Serie A, Milani fiton 0-2 në Venezia, por mbetet ende larg Europës

Milani sot fitoi në transfertë ndaj Venezia me rezultatin 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t në Serie A. Kuqezinjtë e nisën mjaft...

Lajme të tjera

Web TV