Rama synon Presidencën, një grua në krye të vendit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku ai të ketë atributet ekzekutive.

Duke cituar deklaratën e Ramës për mundësinë e një kryeministre femër, Andoni tha se kjo mund të ndodhë vetëm në momentin që Rama lë pushtetin.

Analisti tha se s’duhet të çuditemi nëse Rama merr në “vathën e vet” edhe deputetë nga partitë e reja, ku sheh si më të avantazhuar për rezultat Lapajn.

“Z.Lapaj duket që ka një lloj avantazhi nga sondazhet dhe puna në terren, duket që ka një lloj avantazhi në raport me partitë e tjera. Rama e bën pjesë të narracionit, e para për të sfumuar peshën e tij, dhe për t’u munduar për të gjetur çdo mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Nëse e keni parë me kujdes, z.Rama tha që kryeministër i ardhshëm do jetë femër.

Ju e kuptoni që një kryeministër i ardhshëm do jetë femër vetëm në momentin që z.Rama lë pushtetin. S’ka ndodhur në Shqipëri që kryeministri ta lërë me vullnetin e vet pushtetin, nëse s’ka qenë i detyruar, dhe kjo nënkupton që z.Rama kërkon të maksimalizojë numrin e njerëzve të tij në Parlament, të marrë edhe nga opozita, dhe ta kthejë Shqipërinë në Republikë Presidenciale.

Por kjo tezë është akoma larg, sepse duhet të shohim rezultatet e zgjedhjeve dhe lëvizjet e ardhshme të Ramës. Në të ardhmen nëse këta do kenë qasje në Parlament, mos u çudisni që t’i bashkojë te vatha e vet, për interesa të veta.” , tha ai për MCN.

Duke folur mbi çeljen e fushatës te PS dhe PD, Andoni thotë se Partia Socialiste e ka përsosur formën ndonëse në përmbajtje lë për të dëshiruar. Sipas tij dy eventet ishin më shumë ishin show për të treguar potencën e dy liderëve./   S,M

Të fundit

Luana Vjollca deklaratë thumbuese: Mua njëherë të më provosh gjithmonë do të më kërkosh

Moderatorja Luana Vjollca, teksa ka hapur spektaklit “Ferma VIP”, mbrëmjen e djeshme ku me energjinë e saj ka bërë...

Vajza e autorit falsifikoi mesazhet? Vrasja e 33-vjeçarit në Greqi, flet i afërmi

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit 33-vjeçar në Greqi Erjon Pelivani i cili u qëllua për vdekje nga kunati i...

Brenda avionit privat të Elon Musk, zbulohen rregullat strikte të sjelljes

Detaje nga udhëtimet private të Elon Musk janë zbuluar pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë NetJets Inc., duke nxjerrë në dritë një dokument që...

Sistemi i kamerave/ Rama: Nuk do të ketë më policë në rrugë, gjoba do ju vijë në Iphone

Kryeministri Rama, në bilancin e qeverisë sa i takon infrastrukturës, tha se sistemi i kamerave inteligjente do të jetë një risi dhe policët nuk...

Vape-t, trendi i ri mes të rinjve shqiptarë që po ngre shqetësime

Vape-t, të njohura si cigaret elektronike, po kthehen gjithnjë e më shumë në një zakon të përhapur mes të rinjve në Shqipëri. Me aroma...

Lajme të tjera

Web TV