“Vjedhja e votës, krim i rëndë”/ Çupi: Sa të jetë Berisha vota është e rrezikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo e hënë regjistroi ngjarjen e parë me sfond kriminal në fushatën zgjedhore. Një mbështetës i Partisë Demokratike u ndalua në Lushnje, pasi ofroi para për të marrë kartën e identitetit të një personi me qëllim blerjen e votës.

Analisti Frrok Çupi komentoi rastin në fjalë duke e cilësuar vjedhjen e votës një krim të rëndë. Çupi në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se pavarësisht të gjithave PD nuk mund ta ndryshojë rezultatin.

“Kur vjedhja e votës ndodh që në fillim të fushatës është një ogur i keq. Partitë që kanë në plan të shtojnë votat duke i vjedhur, do bëhen gjithnjë e më agresive, dhe kjo është një rrezik tani. PD është një parti që nuk rron dot pa vjedhur vota.

Asnjëherë nuk ka pasur shumicë edhe kur ka qenë në formën më të mirë të saj, teknologjinë e vetme që ka përdorur është vjedhje. Pas vjedhjes së votës nga PD në ’96 që deformoi rezultatin, pas asaj përjetuam luftën e ashpër, mes veriut dhe jugut dhe luftën civile.

Qe një tragjedi që nuk u mbyll kurrë edhe pse forcat ndërkombëtare arritën të ruanin qetësinë në vend. Por sa më shumë modern të jetë një shtet, instrumentet primitivë e kriminalë bëhen më agresivë. Me njohjet që kam jam i sigurt se PD tani po zhvishet edhe nga elementë normale. Sa kohë të ketë PD dhe Berishë, do kemi sulme, vjedhje votash demokracia e votës në Shqipëri e rrezikuar”, tha ai./   S,M

Të fundit

Franko Zefireli, mjeshtri që i dha shpirt figurës së Jezusit

Nga Leonard Veizi Ka disa autorë që arrijnë të qëndisin me gjëlpërën e tyre jo thjesht filma, por përjetime, që...

Kanabis në mes të pyllit/Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, procedohen 5 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë...

Vrasja e shqiptares nga ish bashkëshorti në Itali, zbardhët dëshmia e banorëve

Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banore të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga...

Tragjedia që tronditi botën e artit,  piktura “Danae” e Rembrandtit u sulmua me acid

15 qershor 1985 Një nga veprat më të vyera të pikturës botërore, “Danae” e Rembrandtit, u sulmua brutalisht më 15 qershor 1985, brenda sallave të...

“Në PD janë barngrënës, si SMT e kooperativave”/ Berisha të hapë rrugë!

Shkrimtari Agron Tufa thotë se ka ardhur momenti që Sali Berisha të hapë krahun dhe bashkë me njerëzit që mban afër, t’i lënë vendin...

Lajme të tjera

Web TV