Një rast i tentativës për blerje vote është zbuluar dy ditë më parë në Lushnje, ku një 38-vjeçar, Marin Leka, mbështetës i Partisë Demokratike, u arrestua nga policia pasi i ofroi 500 euro një qytetari në këmbim të votës së tij dhe dorëzimit të kartës së identitetit.
Çështja u trajtua fillimisht nga Prokuroria e Fierit, e cila pas veprimeve të para procedurale, kërkoi vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal për shtetasin M.L. Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit e miratoi kërkesën, duke legjitimuar masën e arrestit.
Pas këtij hapi, Prokuroria e Fierit vendosi të transferojë çështjen në SPAK, për shkak të natyrës së saj që lidhet me krimin zgjedhor dhe financimin e paligjshëm në zgjedhje.
“Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja t’i kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Njoftimi i plotë:
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesa për vleftësimin e arrestit dhe çaktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e çila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme proçedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja ti kalohet për kompetençë lëndore Prokurorisë së Posaçme./ S,M