Dy zakone të përditshme që po “shkatërrojnë” trurin dhe trupin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjek nga Universiteti i Harvardit, Dr. Saurabh Sethi, ka lëshuar një paralajmërim urgjent në lidhje me dy zakone të përditshme që shumë prej nesh i praktikojnë pa menduar – por që, sipas tij, mund të jenë duke dëmtuar seriozisht trurin dhe shëndetin në përgjithësi.

Në një video virale në TikTok, gastroenterologu nga Kalifornia, me mbi 500 mijë ndjekës, shpjegoi ndikimin e madh negativ që ka përdorimi i vazhdueshëm i telefonit gjatë ditës.

Sipas tij, përdorimi i tepërt i telefonit çliron dopaminë në tru, duke krijuar varësi ndaj shpërblimeve të shpejta. “Kjo e bën të vështirë përqendrimin në detyra që kërkojnë durim, si leximi apo zgjidhja e problemeve”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se rrjetet sociale ndikojnë negativisht në oksitocinën – hormonin e ndjenjës së lidhjes me të tjerët – duke rritur ndjesinë e vetmisë dhe ankthit. Dhe më në fund, ekrani i tepërt shkakton lodhje mendore. “Truri lodhet nga stimujt e vazhdueshëm. Zgjidhja? Dilni në natyrë, bëni ushtrime, kaloni kohë me miqtë”, rekomandoi mjeku.

Dy zakone të përditshme që po

Dr. Saurabh Sethi

Por kjo nuk është e gjitha. Në një tjetër video, Dr. Sethi paralajmëroi për rrezikun e mbajtjes së këpucëve brenda në shtëpi. Ai tha se 96% e këpucëve përmbajnë baktere fekale si E. coli, që mund të shkaktojnë infeksione serioze në zorrë dhe urinare, sidomos te fëmijët që zvarriten dhe fusin objekte në gojë.

Për të shmangur rreziqet, ai këshillon që këpucët të hiqen para se të hyjmë në shtëpi./e.t

Të fundit

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar...

“Pranoj humbjen”, Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi pranon humbjen duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 11 Majit. Ndaj ka vendosur të largohet nga drejtimi i...

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se një sulm i tillë do...

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ilir Beqaj ka dëshmuar në...

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV