E FRIKSHME, qyteti që po zhytet me shpejtësi në det!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i quajtur “Atlantida Sovjetike”, dikur një bastion i sundimit të Stalinit, tani po fundoset në Detin Kaspik dhe ditët e saj janë të numëruara.

Qyteti Lundrues është një platformë kolosale e ndërtuar mbi det, që po shkatërrohet ngadalë pas 75 vjetësh histori. Ai u krijua në vitin 1949 me urdhër të Josif Stalin, kjo strukturë gjigante e naftës në brigjet e Azerbajxhanit dikur ishte simbol i fuqisë industriale sovjetike. Sot, ajo po kalon nëpër një periudhë rrënimi, për shkak të braktisjes.

Ai u zhvillua shpejt për t’u shndërruar në një qytet të plotë mbi det. Në kulmin e tij, platforma përmbante pothuajse 2,000 vende shpimi, 320 impiante prodhimi, 160 kilometra ura të ndërlidhura, 96 kilometra tubacione nafte dhe një infrastrukturë të kompletuar që përfshinte blloqe rezidenciale, teatër, spitale, dyqane, një stadium futbolli dhe madje edhe një vend për uljen e helikopterit.

Sidoqoftë, pas rënies së regjimit sovjetik dhe vështirësive në mbajtjen, Neft Daşları filloi të degradohet. Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, rënia u përshpejtua dhe deri në vitin 2012, vetëm 30 kilometra rrugë lidhëse ishin në funksion. Sot, Neft Daşları ende ka rreth 2,500 banorë dhe është i pasur me naftë, me rreth 30 milionë tonë të mbetura për t’u nxjerrë.

Megjithëse në një gjendje të shkatërruar, platforma vazhdon të konsiderohet si nga më të rëndësishmet për Azerbajxhanin. Sidoqoftë, kjo strukturë, si një “Atlantidë moderne”, po fundoset ngadalë në ujërat e Detit Kaspik, duke lënë pas një histori të ambicies dhe naftës në mes të detit.

“Kansai International Airport”, një nga aeroportet më të mëdha të Japonisë që përpunon mbi 30 milionë pasagjerë në vit, po fundoset gradualisht në det. I ndërtuar në dy ishuj artificialë në Gjirin e Osakës dhe me një kosto prej mbi 19 miliardë dollarësh, aeroporti festoi 30-vjetorin në vitin 2024.

Lexo edhe :  Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, raportohen 20 viktima

Projektuar për të përballuar aktivitetin sizmik, përfshirë pistat që përkulen gjatë tërmeteve për të shmangur çarjet, ky aeroport ka marrë edhe çmime prestigjioze, si “Aeroporti me Trajtimin më të Mirë të Bagazheve në Botë”, falë rekordit të tij të jashtëzakonshëm nuk ka humbur asnjë bagazh në 30 vjet./  S.M

Të fundit

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Nga Mero Baze Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e...

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet!

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi, veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen në galeri ndërkombëtare dhe...

Lajme të tjera

Web TV