HERE po krijon harta në 3D të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

HERE po krijon harta në 3D të Shqipërisë

HERE Technologies, si një udhëheqës global për hartat digjitale dhe shërbimet e vendndodhjes, në përpjekje për të paraqitur në të ardhmen sa me të afërt hartat më të përparuara në botë, do të hartëzojë pjesë të Shqipërisë në forma jashtëzakonisht të sakta dhe precize tre-dimensionale (3D).

HERE, për të arritur të dhëna shumë të sakta rrugore që përfshijnë sinjalet rrugore horizontale dhe vertikale, përdor një automjet të pajisur me teknologjinë më të fundit i cili do udhëtojë nëpër rrugë gjatë muajit Mars dhe Prill 2022.

Makina e branduar qartë me emrin HERE, do të kapë gjithashtu imazhe 3D të nivelit të rrugës, si dhe pika të tjera interesi siç janë dyqanet, stacionet e karburantit dhe restorantet. Keto informacione do të përdoren për të krijuar harta të detajuara të Shqipërisë, dizajnuar për të mbështetur lëvizjen e automjeteve dhe shërbime të tjera të avancuara, që rrisin dhe permirësojnë sigurinë rrugore, zvogëlojnë bllokimet e trafikut dhe mundesojnë që njerëzit të levizin më lehtë në zonat urbane. Në javët e ardhshme, automjeti do të udhëtojë në të gjitha rrugët kryesore nëpër të gjithë vendin dhe në rrugët e disa qyteteve. I gjithë procesi zhvillohet pa probleme dhe nuk ndërpret qarkullimin e rregullt të trafikut.

HERE, është e përkushtuar dhe angazhohet të respektojë dhe mbrojë privatësinë e njerëzve. Imazhet e kapura ruhen në automjet dhe më pas transferohen në formë të koduar dhe ruhen në një strukturë të sigurt. Ato përpunohen me programet kryesore të industrisë dhe algoritme të përparuara për të zbuluar dhe për të mbuluar imazhet e fytyrës dhe të targave. Imazhet publikohen vetëm pasi të jenë mbuluar numrat e targave dhe fytyrat e njerëzve. Në raste të rralla, kur në një imazh nuk janë mbuluar në menyre te saktë këto të dhëna, HERE  lehtëson raportimin për këdo. Vizitoni imazhin online dhe klikoni në linkun “Report Image” në këndin e poshtëm të hartës.

Lexo edhe :  Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

Ju lutemi vizitoni http://www.here.com/en/drive-schedule për të mësuar më shumë rreth projektit, dhe për të mësuar se si HERE mbron privatësinë tuaj dhe si të shijoni përvojën e pasur të hartave.

Rreth HERE Technologies HERE u siguron njerëzve,bizneseve dhe qyteteve mundësinë për të zotëruar fuqinë e vendndodhjes. Duke i dhënë kuptim botës përmes prizmit të vendndodhjes, ne i fuqizojmë klientët tanë që të arrijnë rezultate më të mira – nga ndihma e një qyteti për të menaxhuar infrastrukturën e tij ose një ndërmarrje për të optimizuar pasuritë e saj deri tek udhëzimi i drejtuesve të automjetev drejt destinacioneve të tyre në mënyrë të sigurt.

Për të mësuar më shumë rreth HERE, përfshirë gjeneratën e re të platforms së shërbimeve, vizitoni adresën: http://360.here.com.

Pyetje nga media HERE, marrëdhëniet me median: https://www.here.com/en/company/newsroom/media-and-industry-analyst-contactsS.M

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Lajme të tjera

Web TV