Hekurudha “Kuq e Zi” drejt finishit – ja çfarë tha Verdho për afatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i hekurudhave shqiptare, Ergys Verdho i ftuar në “Money Report”  ndau më shumë detaje sa i takon projektit më të fundit të qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për hekurudhën “kuqe e zi” e cila lidh Durrësin me Prishtinën.

Verdho tha se kjo linjë hekurudhore do të sjellë një rritje ekonomike, zhvillim në fshatrat e thellë dhe një rritje të numrit të turistëve.

“Ka nisur si në kohë ashtu edhe në zgjidhje. Ka qenë 3 alternativa të ndryshme. Kjo është linja që ka rritje ekonomike, flusk turistësh. Lidh komplet zonën e Malit të Zi dhe me portin e pestë të Mesdheut që është Porto Romano. Kemi dhe linjën e Korridorit 8 dhe atë të 9. Fillon si një projekt kombëtar pastaj me korridorin e tetë në një projekt ndërkombëtar.”

Verdho tregoi gjithashtu se kur pritet që të përfundojë projekti dhe se sa është kostoja e tij.

“Kostoja e projektit është 1.8 miliard euro, por jo kjo është 30-40% sigurim. Ecuria sipas afateve të përcaktuara nga ekspertët është 1 vit është studimin, 1 prokurimin, 7 vit duhen për ndërtimi e hekurudhës dhe 1 vit do kolaudimi. Pra për një periudhe 10 vjeçar do e kemi gati. Megjithatë ne duhet të kemi mënyrën e duhur të realizimit dhe më pas të finalizimit të projektit.” S.M

Të fundit

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara...

100 mijë lekë zbritje për arsimin e fëmijëve, ja kush e përfiton

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100...

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, vizitorët e braktisin

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky vend ballkanik ka qenë një...

Gjendet lëndë shpërthyese në murin e Universitetit Politeknik në Tiranë

Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lëndë piroteknike. Gjithashtu efektivët kanë sekuestruar lëndët piroteknike në...

Ahmet Kalaja nën akuzë për pengim të drejtësisë: Rrezikon 3 vite heqje lirie

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin...

Lajme të tjera

Web TV