“Je i pafytyrë”/ Çfarë e futi në sherr çiftin e sapomartuar? Egli heq unazën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme nisi mjaft e qetë për çiftin e ‘sapomartuar’, Egli dhe Gjesti, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banori ngacmonte partneren e tij se pse rri në gjumë kaq shumë, në vend që të çohet e të bëjë punët e shtëpisë.

Por kjo qetësi nuk zgjati shumë pasi Egli vuri re një detaj te Gjesti. Ky i fundit kishte hequr unazën e martesës dhe banores nuk i pëlqeu aspak ky veprim i tij.

“Nuk mbaj unazë unë kurrë dhe i martuar dhe me grua. Unaza plastike (si ajo roza) mbaj, po unazë martese asnjëherë. Duhet të ma njohësh tipin”, i ka thënë Gjesti asaj.

Ndërkohë Egli që është mërzitur me partnerin e saj i thotë:

“Dakord se ta kam njohur surratin, po mos me e mbajt as 24 orë më duket çudi. Je i pafytyrë”.

Madje edhe Egli ka vendosur që t’a heqë unazën e martesës njësoj si Gjesti.

Kujtojmë se mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri u zhvillua dasma e Eglit dhe Gjestit, ku të pranishëm ishin edhe disa prej ish-banorëve të këtij edicioni: Tiri, Krisa, Loredana, Livia, Valbona, Shkëlzeni dhe Klajdi.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, të cilët ishin edhe në rolin e dëshmitarëve të çiftit. Por jo vetëm kaq, pasi celebrimi u mbajt nga moderatori i njohur, Ledion Liço.  /    S,M

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV