Je me vonesë Doktor, “delegatët ikën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Paraditen e kësaj të marte, Berisha zbriti nga selia, dhe vajti të takonte biznesin e vogël. Takonte burra dhe gra, djem dhe vajza, dhe u premtonte se “do zerojmë taksat, do ulim çmimin e ujit, dritave, do rrisim pagat dhe pensionet, do ti vemë bashkisë kufirin te thana për ju”, etj.etj.. Dukej sikur Berisha vinte nga një planet tjetër, dhe nuk e dinte se taksat për biznesin e vogël janë ulur prej 10 vitesh. Pavarsisht kësaj, tregëtarët e biznesit të vogël u treguan realistë, dhe nuk e refuzuan. E dëgjonin, dhe pas takimit ngrinin supet sikur donin të thonin “po ky nga u kujtua sot”. Edhe pse fushata ka nisur de jure, duket sikur Doktori ka harruar se para shqiptarëve duhej të prezantojë programin e ri, dhe jo të ripërsërisë pikat e programit të vjetër. Madje të programit kur kryetar PD-je ishte Lul Basha. Je me vonesë Doktor, je me vonesë, sepse “delegatët ikën”. Edi Rama e ka bërë me kohë efektin veprues ndaj shqiptarëve. Ka dhënë prova, dhe jo premtime boshe. Biznesi vogël sot, falë taksave të ulëta ka rritur shërbimet, ka rritur qarkullimin e mallrave dhe parave. Dhe kjo dëshmohet nga statistikat e Drejtorisë Përgjithshme të Tatim-Taksave. Nuk është e nevojshme që të zbresësh tek vegjëlia, kur vijnë fushatat elektorale, por duhet të kujtohesh për ata në çdo stinë të vitit. Në 4 vitet e shkuara, thuajse asnjë deputet i opozitës, nuk ka vajtur qoftë edhe 1 herë të vetme tek votuesit e PD-së. Mjafton ti referohesh reagimeve të bazës së PD-së sot, për të mësuar situatën në të cilën ndodhet  aktualisht  ajo forcë politike. Mjafton tu referohesh pasurive që kanë sot ish-pushtetarët e PD-së, apo dhe deputetët e saj, dhe do të bindesh sa seriozisht e kanë ata fushatën e premtimeve elektorale ndaj shqiptarëve. Mjafton tu besosh deklarimeve të Dash Sulës apo dhe Myslim Murrizit, dhe do të bindesh se ç’po ngjet sot brënda Partisë Demokratike dhe aleancave që ajo ka me 5 partitë e vogla, që  medemek u bashkuan për “fitoren e 11 Majit”. Berisha ka 2 muaj që propogandon “Shqipërinë Madhështorte”, si risinë e kësaj fushate, si shpikjen e tij të fundit. Por me çfarë dhe si do ta bëjë Berisha “Shqipërinë Madhështore” ?  Me ekipin e xheketave të vjetra, apo me kandidatët anonimë, pa asnjë kontrobut të cilët nuk u votuan fare as nga primaret ? Duke kujtuar ato ç’ka paralajmëronte Doktori 1 vit më parë majë ballkonit apo edhe në Parlament, nuk e mendoja kurrë se në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike do të prezantohej kaq keq, kaq varfërisht, pa program konkurrues, pa ekip sfidues, por me emra të përfolur dhe të  konsumuar para shqiptarëve. Je me vonesë Doktor, je me shumë vonesë, pasi shqiptarët e kanë vendosur ç’do të bëjnë në 11 Maj, duke mos u ndarë nga rruga e tyre progresiste, dhe integrimi drejt Bashkimit Europian. Vota për ju Doktor, do të ishte fatalitet, dhe rikthimi drejt regresit.

Të fundit

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

Lajme të tjera

Web TV