Kampionati Europian U 17 për herë të parë në Shqipëri, Duka: Moment historik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FSHF hapi nga Durrësi fushatën promovuese për Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri këtë vit.

Presidenti i Federatës, Armand Duka, e cilësoi këtë kampionat një moment historik për vendin tonë, duke ftuar qytetarët të mbështesin ekipin kombëtar.

“Do ta kthejmë në një festë më shumë se sportive. Durrësi do tregojë mikpritjen që meriton ky kampionat”, tha Duka.

Qytetarë të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht fëmijët shijuan lojërat dhe  muzikën në shesh, ndërsa Evropiani pritet të sjellë më shumë gjallëri në qytet.

Endrit Hoxha, Zv.Ministër i Arsimit e Sporteve tha: “Ky Europian do i sjellë Durrësit jetë, turizëm dhe sport”.

“Grupi është i fortë, por kemi vetëbesim. Duhet të përkrahim çunat tanë”, u shpreh ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula.

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit është një nga katër stadiumet pritëse të Kampionatit Europian U-17 dhe do të presë disa nga ndeshjet e këtij edicioni. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 7 ekipet më të mira europiane për këtë moshë, si dhe Shqipëria si vend organizator./   S,M

Të fundit

Tragjedi në Itali, 24-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëshkiti nga skela ku po punonte

Një ngjarje tragjike ndodhi në Carpiano, një zonë në Milano në Itali. Një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova humbi jetën...

Merr flakë ‘shtëpia e barit’ në Angli, pësojnë djegie te rënda 2 shqiptarë nga Tepelena

Një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall ka shpërthyer në flakë duke lënë të plagosur katër persona. Sipas policisë, shtëpia shërbente si...

Balla thirrje diasporës nga Selaniku: Ktheni zarfin e votimit brenda orëve të mbetura

Nga Selaniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla theksoi se një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh ende nuk kanë marrë zarfin e...

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has

Policia e Hasit ka vënë në pranga një të re, pas konfliktit për pronat të ndodhur dje në fshatin Pla. Policia sqaron se u...

PD shkresë misionit të OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi

PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatura me shpërndarjen e zarfeve në...

Lajme të tjera

Web TV