Lajm i mirë nga shkenca! Dhëmbët do mund të rriten sërish pas heqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët ia kanë dalë që të rrisin dhëmbë njeriu në laborator duke shënuar një moment të rëndësishëm që mund “të revolucionarizojë kujdesin dentar”.

Kërkuesit e King’s College në Londër janë shprehur se dhëmbët e hequr të pacientëve mund të rriten sërish, duke ofruar një alternativë tjetër nga mbushjet dhe implantet.

Ekipi shkencor ka krijuar një material që imiton mjedisin ku rriten dhëmbët, duke bërë që qelizat të dërgojnë sinjale dhe të nisin të formojnë dhëmbin.

Ndryshe nga peshkaqenët dhe elefantët që mund t’u dalin dhëmbët sërish, te njerëzit me rënien e dhëmbëve të qumështit, nuk ndërrohen më.

Mundësia për të rigjeneruar dhëmbët do të shënonte një zhvillim të madh në stomatologji. Implantet dhe mbushjet nuk përshtaten me kalimin e kohës, ndërsa dhëmbët laboratorikë mund të ndërthuren me nofullën dhe të vetëriparohen si dhëmbët natyralë.

Studimi është zhvilluar në bashkëpunim me Imperial College prej më shumë se një dekade.

“Mbushjet nuk janë zgjidhja më e mirë për riparimin e dhëmbëve. Me kohën, ato dobësojnë strukturën e tij, kanë kohëzgjatje të kufizuar dhe mund të sjellin prishje të dhëmbit apo ndjeshmëri. Implantet janë invazive dhe të dyja këto opsione nuk rikthejnë funksionin e dhëmbit natyral duke sjellë ndërlikime afatgjata. Dhëmbët laboratorikë mund të rigjenerohen vetë dhe të integrohen në nofull si dhëmbët natyralë. Ata mund të jenë më të fortë, më jetëgjatë dhe mos të ketë rrezik për refuzimin e tyre duke sjellë një zgjidhje më rezistente dhe të përshtatshme biologjikisht”, thotë studiuesi Xuechen Zhang.

Tani shkencëtarët po shqyrtojnë dy mënyra për zhvillimin e dhëmbëve laboratorikë. E para mund të jetë rritja e dhëmbit në  laborator para implantimit të tij. E dyta, qelizat mund të vendosen menjëherë në nofullën e pacientit ku mund të vijojnë zhvillimin e tyre./    S,M

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV