Loredana jep një mesazh: Vajta në dasmë për dy arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme Loredana ka shkuar në BB VIP në dasmën e Eglit dhe Gjestit. Ku pas pjesëmarres ajo ka bërë një postim në Instagram, ku shkruan:

“Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel, të gjithëve pa përjashtim që nga drejtuesit edhe tek çdo punonjës, te gjithë ata që kanë punuar natë e ditë për ne, gjithmonë të palodhur e të duruar.

Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia, ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë.

Dua të falenderoj të gjithë publikun, ku jashtë gjeta mbështetjen më të madhe, shërimin e çdo loti, plot mesazhe, komente që më mbushën zemrën plot dhe më bën të hidhja pas edhe gjykimet që kisha ndaj vetes.

Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka, do t’i jem mirënjohëse çdo personi, gjithë rrethit tim që kam pranë dhe gjithë atyre që besuan tek unë edhe pa më njohur…

PS: Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje.

Dua të më kuptoni.

Do vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes sime! Duke ju shtuar sa më shumë buzëqeshje në ditët tuaja.

Me shumë dashuri nga Lori”

Loredana ka qenë e prekur pas incidentit që ndodhi mes Gjestit dhe Jozit dhe duket se ka vendosur të qendrojë në anën e Gjestit, duke hequr kështu dorë nga Jozi./  S,M

Të fundit

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Lajme të tjera

Web TV