Lyerja e vezëve të Pashkës/ Tradita e veçantë me një kuptim simbolik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lyerja e vezëve të Pashkës është nga traditat më të veçanta që ndiqen kudo në botë. Kjo traditë ka një origjinë të hershme dhe një kuptim simbolik.

KUPTIMI I TRADITËS SË LYERJES SË VEZËVE

Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, që në momentin që shpërthen del në dritë. Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon flijimin dhe në rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Kështu lëvozhga e vezës simbolizon varrin e Krishtit, që u hap dhe dha jetë.

Po për vezën e kuqe ekziston dhe një gojëdhënë e Kishës: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes së Krishtit, vajti te Pilati t’i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhuratë një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të atëhershëm, ai i tha: Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq mund të jetë ngjallur Krishti. Dhe për çudi, vezët u bënë menjëherë të kuqe.

Lyerja e vezëve të Pashkës/ Tradita e veçantë me

TË ENJTEN E MADHE lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës.

Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe për disa persona të afërt si edhe një vezë për shtëpinë, të  cilën e mbajmë brenda në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër.

Të SHTUNEN E MADHE – lyejmë përsëri vezë të kuqe të Pashkës. Lyejmë sa të kemi dëshirë, d.m.th. lyejmë për konsumim të familjes sonë dhe gjithashtu lyejmë për t’u dhuruar edhe të tjerëve.

PËRBËRËSIT që nevojiten:

*  Bojë ushqimore për vezë (gjendet në kishë)

*  25-30 kokrra vezë (mund të bëhen edhe më pak, sipas dëshirës)

*  6 gota ujë të vakët

*  1 e gjysmë filxhan kafe uthull cilësore

*  Një pecetë e lyer me vaj lulëdielli/ulliri (sipas dëshirës)

Lexo edhe :  37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Lyerja e vezëve të Pashkës/ Tradita e veçantë me

PËRGATITJA

– FIGURA 1  – Lajini mirë vezët që doni të ngjyeni dhe i zieni në zjarr të ngadaltë që të mos hyhen.

– FIGURA 2  –  Në një enë hidhni 6 gota ujë të vakët, uthullën në filxhan, bojën dhe e përzieni shumë mirë.

– FIGURA 2  – Vendosni vezët e ziera mirë (afërsisht 15 kokrra) në enën me bojën e tretur dhe i lini brenda 3-5 minuta.

– FIGURA 3  – Në vazhdim i hiqni dhe i lini të thahen.

– FIGURA 3  – Në të njëjtën bojë vendosni 15 kokrrat e tjera.

– FIGURA 4  – Në fund i lyeni me një pecetë me vaj që të shkëlqejnë.

Mund të bëhet sipas dëshirës, në rast se doni të bëni edhe vezë të tjera./    S,M

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV