Perez u premton lojtarëve një bonus “që do ta mbajnë mend gjatë” nëse kalojnë Arsenalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka premtuar një bonus të jashtëzakonshëm për futbollistët nëse arrijnë të përmbysin Arsenalin dhe të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë në Londër, madrilenët kanë përpara një sfidë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Santiago Bernabeu”. Për të motivuar skuadrën, Perez ka ndërhyrë personalisht dhe u ka premtuar shpërblime të mëdha lojtarëve nëse arrijnë të përmbysin rezultatin dhe të eliminojnë Arsenalin.

Ky nuk është rasti i parë që presidenti i Real Madridit përdor shpërblime për të motivuar ekipin. Kujtojmë që pas kualifikimit dramatik ndaj Atletico Madrid në finale disa vite më parë, të gjithë lojtarët morën bonuse prej 250.000 euro. Në rast fitoreje të Champions League, shpërblimet kanë arritur deri në 900.000 euro për lojtar.

Edhe pse fillimisht tifozët dhe opinionistët menduan se gjithçka ishte e humbur pas paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë, optimizmi po rritet çdo ditë. Përvoja e Real Madridit me përmbysje historike në fazat finale të Ligës së Kampionëve është e njohur, dhe besimi po kthehet në kampin madrilen.

Sipas burimeve brenda klubit, Carlo Ancelotti pritet të nxisë lojtarët të sulmojnë që nga minuta e parë për të shënuar herët dhe për të vendosur presion mbi Arsenalin. Nëse nuk arrijnë të shënojnë shpejt, rreziku është që kundërshtari të marrë kontrollin dhe të administrojë avantazhin./e.t

Të fundit

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

“Kam 7 vite pa takuar motrën”, Laert Vasili: Jeton në SHBA, nuk shkoj dot atje

Aktori i njohur Laert Vasili ka rrëfyer për herë të parë në emisionin "E Diell" raportin që ka me familjen e tij dhe veçanërisht...

Ç’po “kurdis” PD me ndërkombëtarët pas 11 majit? Këlliçi zbulon strategjinë e Berishës

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, strategjinë që demokratët dhe kreu i tyre Sali...

Lajme të tjera

Web TV