Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë.

Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% më i lartë se viti i mëparshëm.

Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport më 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32% e pagës mesatare mujore bruto.

Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%.

Lexo edhe :  Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe

Sakaq plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme./Monitor/   S,M

Të fundit

Parkimet me pagesë në Tiranë kthehen në investimet më me leverdi

Çmimet e larta si të shitjes dhe ato të qirave, e kanë bërë të leverdishëm biznesin e parkimit. Koha...

Reagimi i tij u bë viral kur fliste Olta Xhaçka, Erion Braçe: Më erdhi para fytyrës…

Reagimi i çuditshëm i deputetit Erion Braçe gjatë mbylljes së fushatën elektorale të PS, ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë...

Endri Shabani ndan fotografinë e ëmbël me partneren: Prej 8 vitesh unë jam i plotë

Endri Shabani, një nga politikanët e rinj që në këtë zgjedhje, ka ndarë së fundmi një fotografi të veçantë me partneren e tij Livia...

Plagosi gruan blogere dhe më pas i dha fund jetës,kush është dizajneri i famshëm shqiptar

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Prishtinën, ku një 34-vjeçari dyshohet se pasi plagosi bashkëshorten e tij me thikë, i dha fund...

Sherr mes efektivëve të Policisë Bashkiake në Himarë, tre punonjës nën hetim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Himarës, ku disa efektivë të Policisë Bashkiake janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV