Është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas në Kolonjës, ku mësohet se jetonte i vetëm një 80-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe është dërguar në spital pasi ka pësuar djegie në trup, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Banesa raportohet se u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë, duke e shkrumbuar një pjesë të mirë të saj.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit./E.S