Shqiptarët boshatisin burgjet e Greqisë, 50% më pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpetim Zinxhiria

Në 10 vitet e fundit shqiptarët kanë boshatisur burgjet në Greqi. Statistikat tregojnë se gjatë kësaj kohe numri i shqiptarve është përgjysmuar në 50%.

Lidhur me ketë çështje kryekonsulli shqiptar në Athinë z. Sofokli Vasili që merret edhe me këtë problem na konfirmoi sot se, deri më 13/03/2025, në 34 burger e Greqisë ndodhen 1.409 shtetas shqiptarë, ndërmjet tyre në pritje për gjykim janë ende 364 persona.
Theksohet se ambasada jonë nëpërmjet konsullit Sofokli Vasili pati dje një vizitë në burgun e Koridallos në Athinë, ku u takua me drejtoreshën e burgut.
Është hera parë që ambasada jonë sot ka një arshive me të dhënat e plota për çdo të dënuar shqiptar.

Disa të dhëna

Në vitin 1997 të burgosurit e huaj ishin mbi 41% nga ku 22% ishin shqiptarë.
Në vitin 2004, ish-Ministri i Drejtësisë A. Papaligouras, ka theksuar se po vijon tashmë me financimin për ndërtimin e një burgu në Shqipëri, për shqiptarë të dënuar në Greqi që do të transferohen në këtë burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Po ketë vit vuanin dëminin ne këtë vend 1.845 shqiptarë
Pas përfundimit të palavdishëm të këtij plani, ish-Ministri i Drejtësisë A. Papaligouras, u përpoq në vitin 2006 të bindte homologun e tij shqiptar që të pranonte transferimin e të burgosurve shqiptarë në burgjet ekzistuese shqiptare, me angazhimin se pala greke do të përballonte një pjesë të kostove.
Duke qenë se ky propozim nuk u pranua as nga pala shqiptare (vënë si parakusht pëlqimin e vetë të burgosurve), e gjithë çështja u “zvarrit” deri në prill të vitit 2013, kur zëvendësministri i atëhershëm i Drejtësisë, Kostas Karagounis, iu drejtua sërish Ministrisë së Drejtësisë shqiptare, e cila fillimisht tregoi një qëndrim pozitiv.
E njeta gje përseritet nga pala greke ne 2014…
Si përfundim Greqia i ka kërkuar Shqipërisë katër here për ngritjen e një burgu ne Shqipëri për transferimin e shqiptareve të dënuar ne Greqi

Lexo edhe :  A marrin leje në SPAK gazetarët për publikimin e lajmeve? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Në vitin 2012 ndodheshin ne burgjet e vendit 12.479 të burgosur, 65%, ose 7.900 janë të huaj, ndërsa 4.000 prej tyre ishin emigrantë të paligjshëm për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në vend.
Ndër të burgosurit e huaj – të pandehur apo të dënuar janë shqiptarët (2.224).
Në vitin 2013 ishte numri më i lartë në 13 vitet e fundit me 12.693 të burgosur, ku pati edhe numrin me te lartë të burgosurve shqiptare me 2.850, ndërsa në vitin 2015 pas miratimit të ligjit 4322/2015, numri i të burgosurve u ul me 18% krahasuar me vitin 2014, duke arritur në 9.611.
Në vitin 2017 numri i të burgosurve shqiptarë bien në 1.650, ndërsa për katër vitet e mëpasme numri qendron i njëtë.
Në vitin 2021 ishte1.648, konfirmuar edhe nga ambasadorja Luela Hajdaraga, ndërsa sot konfirmimi i kryekonsullit Sofokli Vasili tregon se numri ka rene në 1409, pra mbi 50% më pak shqiptarë në qelitë e burgjeve te Greqisë.
Greqia ka përqindjen e dytë më të lartë të të burgosurve të huaj në BE, me 64.5% pas Luksemburgut (72%).

Të fundit

Kursi i këmbimit, 16 prill 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99.1 lekë në blerje dhe 99.8 lekë...

Afrika po copëtohet/ Një oqean i ri po shfaqet me shpejtësi të paparë

Një ngjarje gjeologjike monumentale po zhvillohet në Afrikën Lindore . Thellë brenda kores së Tokës, forcat tektonike po e ndajnë gradualisht kontinentin afrikan ....

Maldivet ndalojnë izraelitët të hyjnë në vend, protestë kundër ‘gjenocidit në Gaza

Maldivet njoftuan të martën se po ndalonin hyrjen e izraelitëve nga arkipelagu turistik luksoz në “solidaritet të vendosur” me popullin palestinez. Presidenti Mohamed Muizzu ratifikoi...

Parashikimi i motit për sot, 16 prill 2025

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë temperatura shumë të larta në të gjithë territorin Shqiptar. Për pasojë, orët e paradites do të...

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në banesë zarfi me fletën e...

Lajme të tjera

Web TV