Vetëm prenotimi 150 mijë dollarë, sa kushton një udhëtim në hapësirë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e djeshme pa dyshim që do të hyjë në histori. Ekipi me 6 gra i Blue Origin udhëtoi drejt hapësirës për rreth 11 minuta me raketën e Jeff Bezos. Pjesë e ekuipazhit ishte dhe ylli i pop-it Katy Perry. Ky është udhëtimi i parë në hapësirë me ekuipazhit vetëm me gra, që pas vitit 1963. Në këtë vit ishte astronautja ruse, Valentina Tereshkova e cila shkoi në hapësirë për herë të parë.

Ky fluturim ishte jo vetëm një mesazh, por dhe një dëshmi e evoluimit të shkencës. Mendohet se tashmë jemi drejt rrugës së truizmit hapësinor.

Megjithëse është një prej udhëtimeve hapësinore më të përfolura, ende nuk është bërë e ditur se sa mund të ketë kushtuar. E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan gazetarja Enita Mema dha për publikun disa detaje shumë interesante të udhëtimit të shumë përfolur dhe të kostos së tij.

“Ky është një udhëtim që hyn në histori. Zonja e parë që ka shkuar në hapësirë ka qenë një astronaute ruse në vitin 1963. Ndërkohë që kësaj radhe kemi 6 zonja, 2 prej të cilave janë dhe gazetare që kanë provuar këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, çmimi nuk është bërë i ditur sepse është një turizëm hapësirë. Mendohet se shifra vetëm për prenontimin e një udhëtimi të tillë që zgjat 10-11 minuta, vetëm prenontimi shkon tek 150 mijë dollarë. Ndërkohë që shifra për prenontimin e udhëtimit është me 6 shifra”, tha gazetarja Enita Mema.

Në bordin e anijes kozmike “Blu Origin” të kompanisë së miliarderit Jeff Bezos, njeriut të dytë më të pasur në botë ishte partnerja e tij, gazetarja Lauren Sanchez si dhe këngëtarja e muzikës pop, Katy Perry. Të tjerat ishin spikerja e lajmeve të CBS Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA Aisha Bowe, aktivistja Kerianne Flynn dhe astro-fizikantja Amanda Nguyen./E.S

Të fundit

Ukraina ndahet në 3 pjesë, zbulohet plani i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës

Nisja e negociatave mes SHBA ndaj Rusisë kishte mashtruar botën për mundësinë reale të arritjes së shpejtë të një armëpushimi në...

‘Pensioni minimal, 200 euro’/ Rama: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me fermerët në Cërrik, tha se problematikë mbeten pensionet e fshatit për shkak se nuk kanë dhënë kontribute. Ai...

Krijohet harta e parë 3D e trurit të një gjitari

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e neuroshkencës, duke krijuar hartën e parë tredimensionale dhe tejet precize të...

Rama në Cërrik: Paketën e Maleve synojmë ta shtrimë edhe për tokat e punuara

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të mërkurë në zonën e Cërrikut ku u takua me fermerët. Ndër të tjera, ai u shpreh se...

‘Hakmarrja e Pekinit’/ SHBA çon në 245% tarifat doganore ndaj mallrave kineze

SHBA njoftoi se Kina do të përballet tani me një tarifë të re deri në 245% për shkak të masave të saj hakmarrëse, sipas një...

Lajme të tjera

Web TV